Koduzi: Korrupsioni te Onkologjiku simptomë e një sistemi të sëmurë

Nga Gazment Koduzi

Korrupsioni në spitalin onkologjik ku janë të përfshirë të gjitha hallkat e institucionit që duhet të jetë “state of the art” për menaxhimin dhe ofrimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve, tregon degradimin e sistemit shëndetësor.
Periudha e covid-19 i hoqi lustrën shëndetësisë falas të Edi Ramës, ndërsa ky rast tregon degradimin moral, organizativ dhe institucional të shëndetësisë shqiptare.
Është e papranueshme që mjekët të cilët kanë bërë betimin e Hipokratit, nuk shërojnë por “vrasin” pacientët duke mos u dhënë dozën e duhur të barit. Punonjësit e administratës që paguhen dhe kanë për detyrë mbikqyrjen e mbrëvajtjes së punëve, bëhen bashkëpunëtorë në korrupsion. Institucioni i QSUT tregoi 11 vite keqmenaxhim dhe mungesë të mekanizmave për të kontrolluar dhe procesin më minimal nëse pacienti e merr barin dhe dozën e duhur.
Por të gjitha këto, janë pasojë e demagogjive politike të Ramës për shëndetësi falas, ndërkohë që e ka bërë më të shtrenjtë jo vetëm jetën, por edhe vdekjen.
Kjo, sepse shëndetësia jonë është më e keqfinancuara në rajon me 2,9% të GDP, dhe një pjesë e mirë e saj prej 53 milion Euro në vit shkojnë për koncesione korruptive në xhëpat e klientëve të Ramës. Prandaj onkologjiku nuk ka barna mjaftueshëm, dhe pacientët duhet të paguajnë nën dorë edhe për të marrë dozën e radhës në spital apo për të tejkaluar radhën.
Mjekët dhe infermierët janë më të keqpaguarit, dhe në rastin më të mirë detyrohen të marrin rrugët e botës, ndërsa në më të keqin dhe të papranueshëm për bluzat e bardha, të abuzojnë me detyrën, misionin dhe jetën e pacientëve.
E di që shoqëria dhe spin doctors do nxitojnë të tregojnë me gisht bluzat e bardha në tërësi, por gishti duhet drejtuar ndaj përgjegjësit kryesor për situatën në shëndetësi që është Rama, dhe kukullave të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, duke filluar nga Beqja deri te ministry radhës.

Exit mobile version