Kokaina në portin e Durrësit/ I arrestuari rrëfen si e çuan te kontenierët edhe pse ishte i pushuar nga puna

Altin Myslihaka, një prej të arrestuarve për 137 kokainë me kontenier në portin e Durrësit, ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pas arrestimit me rojen e sigurisë.

Myslihaka, peshkatar, tha para togave të zeza se ai kishte dy javë që ishte pushuar nga puna në anijen e Gentian Malindit, megjithatë, atë natë, Gentiani i kishte kërkuar të shkonte te kontenieret e të merrte një çantë me hekura. Këtë porosi, Myslihaka tha se e kishte kryer pa e ditur se brenda çantës kishte kokainë.

“Kam qënë i punësuar në anijen e Gentian Malindit. Dy javë më parë më kishte larguar nga puna. Atë natë më kërkoi të shkoja te kontenierët e të merrja një çantë me hekura. E mora dhe ia dërgova në makine. Nuk e dija që kishte kokainë. Mendova se kur foli për hekura e kishte fjalën për ndonjë gjë, që i duhej për anijen”, dëshmoi Myslihaka.

Exit mobile version