Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dha një deklaratë për mediat pas takimit të partive aleate me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha në selinë e PD. Mediu tha, se, preokupimin dhe angazhimin e opozitës është sesi duhet t’i përgjigjemi me përgjegjësi maksimale.
“Duhet specifikuar se cilat duhet janë hapat për të plotësuar detyrimet që garantojnë standartet europiane. Reformë elektorale me ekspertë nga PD dhe partitë e tjera. E papranushme për Ramën, që të bëjë lojëra fjalësh. Ia kemi bërë ofertën për zgjidhjen e krizës. Ka nevojë për të mbajtur përgjegjësi dhe ai është përgjegjësi kryesor”, u shpreh Mediu.