Koordinatori i PD, Edri Hasa: Paligjshmëria po vepron për Bashkinë e Devollit. Shqipëria në rrezik!

Koordinatori i PD për Devollin, Edri Hasa shprehet se, paligjshmëria po vepron sot për Bashkinë e Devollit. Hasa shkruan në një reagim në faqen e tij, Facebook se, të pavotuar nga shumica e devollinjve, ediramat e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, larg qytetarëve dhe po marrin në godinat e qeverisë mandatet e pavleshme të këshilltarëve bashkiakë.

“Paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit. Të pavotuar nga shumica e devollinjve, ediramat e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, larg qytetarëve dhe po marrin në godinat e qeverisë mandatet e pavleshme të këshilltarëve bashkiakë.

Është hera e parë në historinë e pluralizmit kur PS, injoron Bashkinë, institucionin që përfaqëson vullnetin direkt të qytetarëve.

Është hera e parë që mandatet e paligjshme jepen në prefekturë, kundër vullnetit të qytetarëve.

Është hera e parë që pakica vendos për shumicën.

Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi ku shpërndahen mandatet e pavlefshme, në prefekturë, në zyrat e PS apo në ndonjë godinë private. Për të ka rëndësi vetëm të kontrollojë gjithçka!

Shqipëria është në rrezik!

Çdo pushtet sot është në duart e Edi Ramës dhe po përdoret kundër interesit publik. Bashkitë janë vetëm një burim për të grabitur. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë, prandaj e refuzuan me një vendim plebishitar më 30 Qershor! Ne na takon t’ia shkurtojmë jetën këtij regjimi mbytës për vendin”, shkruan Hasa në reagimin e tij.

2 44

Exit mobile version