Tragjedi nё Mesdhe, 115 refugjatё tё humbur në det

Sёrish para brigjeve tё Libisё ёshtё mbytur njё anije me refugjatё. OKB bёn fjalё pёr njё tragjedi dhe kёrkon tё rivendoset sistemi shtetёror i shpёtimit nё det nё Mesdhe.

Sipas tё dhёnave tё Organizatёs Ndёrkombёtare tё Migracionit (IOM) 134 vetё janё shpёtuar para brigjeve tё Libisё. Ata u dёrguan nё zonёn bregdetare Al-Chums nё lindje tё Tripolit, ku do tё strehohen nё kapanone.

Tё mbijetuarit thonё, se anija e tyre u rrezikua nё det dhe u mbyt. Tё paktёn 115 migrantё ende konsiderohen tё humbur. Ndoshta ata mund tё jenё mbytur.

Shefi i Komisariatit tё OKB-sё pёr Refugjatёt, Filippo Grandi, nё twitter shkruajti, se „kjo ёshtё njё ndёr tragjeditё mё tё rёnda nё Mesdhe ” gjatё kёtij viti. Ai kёrkoi tё rivendoset sistemi i shpёtimit detar, t’i jepet fund internimit tё migrantёve nё Libi dhe tё mundёsohen mё shumё rrugё tё sigurta pёr largimin nga vendi.

Libia ёshtё njё epiqendёr e rёndёsishme pёr tё arratisurit, qё pёrmes Mesdheut duan tё mbёrijnё nё Europё. Por nё kёtё vend afrikanoverior mbizotёron lufta civile, pjesё tё rёra tё vendt kontrollohen prej milicёve. Çdo vit vijnё atje mijёra njerёz nё pёrpjekje, pёr tё kaluar Mesdheun.

Sivjet kanё qenё mbi 680 vetё. Mё shumё se 3700 janё kapur dhe janё strehuar nё kampe internimi nё Libi, vuri nё dukje IOM. Brenda BE-sё ndёrkohё ka grindje, lidhur me mёnyrёn se si tё shpёrndhen njerёzit e shpёtuar nё det. Pёr kёtё arsye misioni i BE-sё “Sophia” e ka ndёrprerё aktivitetin dhe nuk ka mё anije me mision nё det. Gjithёsesi mandati i kёtij misioni pёrfundon nё fund tё shtatorit.

Nё njё situatё tё tillё gjithnjё emё shumё anije private nisen drejt Medheut pёr tё shpёtuar njerёzit. Por aktualisht as ato nuk janё nё lundrim nё Mesdhe. Organizata gjermane Sea-Eye deklaroi, se do tё nis drejt brigjeve tё Libisё nё zonёn e shpёtimit anijen “Alan Kurdi”. Atje ajo pritet tё mbёrrijё tё martёn, sikurse deklaroi organizata nga Regensburgu.

Italia rrit presionin
Ndёrkohё qeveria italiane synon tё vendosё njё ligj, qё mundёson gjobitjet me deri nё njё milionё euro tё ekipazheve tё shpёtimit nё det nёse ata me anijet e tyre prekin ujёrat territoriale italiane. Njё gjё e tillё ndodhi sё fundi me kapitenen e anijes “Sea-Watch 3”, Carola Rackete.

Parlamenti nё Romё i ka dhёnё dritёn e gjelbёr kёtij projektligji. Ligji i ri do t’u mundёsojё autoriteteve, qё t’i konfiskojnё kёto anije nё rast se ato shkelin rregullin e lundrimit nё territor tё ndaluar. Me kёtё Italia po rrit presionin ndaj organizatave tё ndihmёs, qё shpёtojnё migrantёt nё Mesdhe.

Exit mobile version