Arrestohet përgjegjësi i zyrës Përmbarimore Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në bazë të një pune disa mujore nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar “Përmbaruesi”.
Si rezultat i operacionit, pas një pune të mirëorganizuar u bë i mundur arrestimi në flagrancë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i Pëllumb Isufaj, 47 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës Përmbarimore Fier. Ky person në abuzim me detyrën i ka kërkuar ryshfet shtetasit me iniciale G. M., me qëllim për të mos ekzekutuar një vendim gjyqësor.