Kosovë, në tremujorin e parë u mbyllën 727 biznese

Sipërmarrjet nuk po e shohin Kosovën më si vend atraktiv për të bërë biznes. Këtë po e dëshmon numri i lartë i bizneseve të mbyllura. Në tremujorin e parë të këtij viti janë mbyllur 727 ndërmarrje, që është për 226 ndërmarrje më shumë të mbyllura se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.  Këto të dhëna janë publikuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Kurse, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe atyre të Odës Ekonomike Amerikane, theks të veçantë i kushtojnë ambientit jo të favorshëm për bërje biznes. Ato që më së shumti po e dëmtojnë bërjen biznese në vend janësundimi i ligjit, situata politike dhe korrupsioni. Edhe pse, sipas vlerësimeve të BQK-së, numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në tre mujo rin e parë të këtij viti ishte 2,896, që paraqet 314 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak. Sipas BQK-së, numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte në sektorin e tregtisë me 820 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i prodhimtarisë me 343 ndërmarrje, hotelerisë me 249 ndërmarrje dhe bujqësisë me 261 ndërmarrje. Nga fillimi i vitit të ardhshëm Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës, sipas zyrtarëve qeveritarë, thuhet se do të funksionojnë si një institucion i vetëm, i quajtur Agjencia e të Hyrave e Kosovës. Bashkimi i dy agjencive, të cilat grumbullojnë paratë për buxhetin e Kosovës, do të përmirësojë shërbimet për tatimpaguesit, njëherësh do të sjellë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe ekonomisë joligjore. Avdullah Hoti, ministër i Financave, për Radion Evropa e Lirë, bën të ditur se aktualisht është duke u punuar në finalizimin e ligjit, dokument ky që shumë shpejt pritet të kalojë në Qeveri dhe të procedohet në Kuvendin e Kosovës. Kështu që, në janar të vitit 2017, thotë ai, do të unifikohet sistemi i mbledhjes së të hyrave për buxhetin e Kosovës.

Exit mobile version