Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në rrjetet sociale vendimin e DASH që i ndalon hyrjen në SHBA ish-kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe familjes së tij. Rama i është përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale, ndërsa postoi lajmin për nisjen në vjeshtë të fluturimeve drejt Italisë me Air Albania.
“Për Lasgushin e morëm vesh që do fluturojë, po për Vangjushin ke ndonjë koment që nuk fluturon dot.” shkruan një prej ndjekësve në postimin në facebook të kryeministrit, të cilit ky i fundit nuk ia ka kursyer përgjigjen.
“ Jo kam nje koment per ty si interist qe perderisa moret nje juventin t’ju nxjerre nga bataku, qepeni gojen dhe rrini urte e thoni Grazie Juve per cdo fitore😂” -shkruan Rama.
Pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, theksonte se Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.