Skenat e dhunës ndaj bizneseve/ Reagon ish-ministri: Sot po na drejton policia e komunistëve të rinj

Ylli MANJANI

Sistemi komunist kishte vetëm një mjet për të kryer punë: POLICINË.

Dhe normale ishte sepse asokohe skishte as pushtet tjetër të pavarur nga partia-shtet, por as organe të tjera si Tatime apo Bashki, polici e inspektoriate.

Por sot ku i gjen ligjet pushteti që uedhëron policinë të pastrojë plazhet, të nxjerrë njerëz nga shtëpitë e tyre, të bllokojë biznese, të urdhërojë sekuestro llogarish bankare, të mos njohë akte zyrtare e noteriale?!

Skenat e dhunës ndaj bizneseve, të gjithë me leje dhe me investime të tyre në plazhet e Ksamilit ishin tipike sjellje të policisë komuniste!

Disa prej atyre plazheve nuk kanë ekzistuar fare, por i ka krijuar privati me shumë mund e para në vite.

Edhe nëse do ishin pa leje do të duhej të sqaronte situatën Bashkia dhe policia bashkiake, jo policia e shtetit!

Cilin ligj zbatoi dje Policia e (pu)shtetit?!

E kuptoj që sot sundojnë komunistët e rinj, por ligjet ende janë të sistemit demokratik.

E kuptoj që këta nuk pyesin më për ligje, por të paktën mos na hapin barkun me propagandë se “po bëjnë shtet” dhe, shqetësohen për kushtetutën.

Neokomunistë janë dhe snjohin as shtet, as pronë, as zgjedhje, as liri e as demokraci!

 

Exit mobile version