Kreu i SPAK kritika Policisë: U përgjysmuan kallëzimet, qytetarët denoncuan më shumë!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ngriti përsëri sot kritika ndaj Policisë së Shtetit në lidhje me bashkëpunimin në kallëzimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin, rreth çështjeve të kallëzuara.

Ai tha gjatë raportimit në KLP se pothuajse janë përgjysmuar kallëzimet e Policisë së Shtetit në krahasim mes viteve 2023 dhe 2024. Madje sipas tij më shumë referime dhe kallëzime kanë bërë qytetarët në krahasim me uniformat blu.

“Ka rënie të numrin të kallëzimeve nga ana e Policisë së Shtetit, që janë referuar në SPAK. Nga 65 në 30 çështje, e krahasuar nga 2023 në 2024, kanë rënë denoncimet e policisë së shtetit. Në 2024 janë regjistruar 327procedime të reja. 2018 çështje të përfunduara me 18% rritje në krahasim me 2023. Ulje e nisjes së hetimeve për kallëzimet e nisjes së hetimeve nga Policia”, vuri në dukje kreu i SPAK.

Dumani theksoi rritjen e përqindjes së sekuestrimveve dhe konfiskimeve të pasurive të krimit dhe korrupsionit. Gjithashtu ai rrëzoi lajmet e fundit për përqindjen e lartë të paraburgosurve në qeli, duke thënë se është vetëm 9,7% dhe në standard ndërkombëtare.

“Përveç hetimit penale, nga ana e SPAK nis edhe hetimi i pasurisë. Ka shënuar rritje me 59,7% procedimi i çështjeve dhe goditjeve. 65,5 mln euro janë sekuestruar më 2024, në krahasim me 41 mln në 2023. 36,7 mln euro të konfiskuara”, tha Dumani.

Kurse për masat e sigurimit ai u shpreh: “Masat e sigurimit me standard ndërkombëtare. 9,7% e totalit të paraburgosur. Nga mbi 2 mijë të paraburgosur, mbi 200 janë të SPAK. 165 persona janë dënuar pas procedimeve të spak. Ka përfunduar gjykimi themelit për 54 çështje. Për të tjerët vijon hetimi. 79 vendime penale të formës së prerë ekzekutuar. 28,7 mln euro të sekuestruara”.

Exit mobile version