“O me Shqipërinë, o me Ramën dhe korrupsionin 12-vjeçar”, Basha për “PROSPEROUS”: Programi qeverisës i Koalicionit Euroatlantik i çertifikuar nga CDU-ja gjermane si më i miri në 35 vite

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një intervistë për emisionin “PROSPEROUS” i drejtuar nga administrator i Konfindustrias Gjergj Buxhuku, i cili në fokus ka shpalosjen e programeve te Zgjedhjeve te Pergjithshme 2025 te politikave ekonomike, industrializimit, fiskale, financiare, te rritjes se prodhimit vendor “Made in Albania”.

Basha theksoi se për herë të parë, SPAK, me asistencë euroatlantike, do të ndjekë dhe ndëshkojë krimet zgjedhore. Ai nënvizoi rëndësinë e përgjegjësisë qytetare në këtë proces dhe theksoi se 11 maji ofron mundësinë për të refuzuar qeverisjen aktuale dhe për të zgjedhur një alternativë të re, të besueshme dhe që i përfaqëson interesat e qytetarëve.

Ai gjithashtu foli për rëndësinë e programit të Koalicionit Euroatlantik, i cili është shpalosur prej një viti dhe është diskutuar me grupe të ndryshme të interesit. Sipas tij, programi është formuluar për t’iu pëegjigjur shqetësimeve thelbësore të qytetarëve dhe i mbështetur nga ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë ata të CDU-së gjermane dhe të SHBA-ve.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Për herë të parë SPAK me asistencë euroatlantike, jo thjesht do të vëzhgojë, por do të marrë përsipër ndëshkimin e rrept të krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit. Natyrisht kështu SPAK është në detyrën e vet, duke mbrojtur një nga aspektet kryesore të një bashkëjetese paqësore dhe të zhvilluar që janë zgjedhjet demokratike. Por kjo nuk është vetëm detyrë e SPAK. Në fund të fundit është detyrë e qytetarëve që 11 majin ta trajtojnë me përgjegjësi absolute. Asnjë qeveri nuk bie nga qielli. Asnjë qytetar nuk e ka fatin të vulosur në kuptimin e zhvillimeve demokratike. Më 11 maj, shumica dërrmuese e qytetarëve të cilët nuk bien në kurth të marrë peng nga një qeverisje tashmë 12 vjeçare dhe e dështuar, e kanë në dorën e tyre ta refuzojnë vazhdimin e kësaj qeverisje, apo riciklimin e rrangallave të tranzicionit dhe të korrupsionit duke zgjedhur një alternativë që i përfaqëson interesat e tyre dhe që u jep besim. Jo vetëm që do t’i mbrojë dhe do t’i promovojë këto interesa, por dhe rrugën si do ta bëjë këtë. Dhe për këtë kam nderin dhe privilegjin të drejtoj Koalicionin Euroatlantik, i pari formacion politik që vjen me një program tashmë pothuajse 1-vjeçar. Pra nuk i kemi zënë pritë qytetarëve me premtime të çatit të fundit. Por prej një viti kemi shpalosur programin tonë para të gjithë grupeve të interesit për t’i përfshirë në një debat thelbësor, që mungon në Shqipëri. Si rezultat i trysnisë së pushtetit, nuk ka një debat thelbësor mbi çështjet vërtetë të rëndësishme për qytetarët, siç është kostoja e jetës, çmimi i mallrave të konsumit, të ardhurat, taksimi, klima e biznesit, konkurrueshmëria, meritokracia. Programi ynë, duke marrë si bazë këto shqetësime të përditshme të qytetarëve në tërrësi dhe grupeve të interesit në veçanti, ka marrë përsipër të formulojë përgjigje racionale dhe të besueshme. Të çertifikuara nga si të tilla nga auditorët, nëse mund të them kështu, më autoritativ të Europës, ekspertë të CDU-së gjermane., por edhe të partnerëve tanë SHBA-të, të cilët e cilësuan programin tonë kur u shpalos në 1 qershor të vitit të kaluar si programi më i mirë i hartuar ndonjëherë në 35 vite në Ballkan. Dhe si progtrami i parë vërtetë i qendrës së djathtë në Shqipëri.

Exit mobile version