Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Elbasan. Bëhet e ditur se, një person është qëlluar për vdekje në qendër të qytetit.
Sipas burimeve, viktima quhet Ravik Gurra, me profesion avokat.
Gurra ishte avokat i Emiljano Shullazit.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa qytetarët janë përfshirë nga frika e paniku. Policia edne nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policisë Elbasan
Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.
Sherbimet e Policisë kane ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonen ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.
Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
Kush ishte Ravik Gurra
Ravik Gurra ka marrë pjesë në procesin që Shullazi ka ndaj Ylvi Beqajt për çështjen “Vollga”, ku Shullazit dhe grupi i tij që akuzohen për veprën penale “shtrëngim për dhënie pasurie dhe grup të strukturuar kriminal”.
Ravik Gurra, tha në gjyq se pyetjet e tyre ndaj dëshmitarit nuk ishin konfidenciale, por kishin karakter procedural.
Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i ‘Hakmarrjes për Drejtësi’ dhe i ‘Çapajve’ në Elbasan.