Kriza Kushtetuese/ Palmer telefonatë me Presidentin Meta, e konfirmon ambasada e SHBA

Presidenti Ilir Meta pritet të vazhdojë takimet në kuadër të krizës së krijuar në vend. Ai do të takojë sot ish-presidentit Bujar Nishani në drekë dhe Bamir Topi pasdite.

Por ndërkohë në mëngjes, presidenca reagoi me ashpërsi pas një deklarate të ambasadës amerikane, ku thuhej se për situatën në Gjykatën Kushtetuese duhet të flasë Komisioni i Venecias.

Pas këtij reagimi, ambasada amerikane ka konfirmuar për A2 se ka pasur një telefonatë mes të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe presidentit Meta.

Ende nuk dihen detajet e kësaj bisede.

Presidenti Meta ka theksuar se Gjykata Kushtetuese do jetë vija e kuqe që nuk duhet shkelur.

Një ditë më parë, përfaqësues të shoqërisë civile thanë se presidenti mund të nisë një tur me qytetarët.

Exit mobile version