Ambasada amerikane propozoi “Venecian” për Kushtetuesen, reagon Presidenca

Presidenca reagoi menjëherë pasi ambasada amerikane në Tiranë kërkoi që situata në Gjykatën Kushtetuese të zgjidhet me një opinion të Komisioni të Venecias.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi tha se ‘tymi i Venecias’ është turpi më i fundit i një grupi të strukturuar diplomatik në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet: ”Mjaft më ‘Rule of Embassy’. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik”. “Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar”, shton ai.

Reagimi i plotë
“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit. Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më ‘Rule of Embassy’. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”, shprehet Blushi në reagimin e tij.

Exit mobile version