Kryebashkiaku më i ndotur i Europës!

Në mediat tona kryesore, Erion Veliaj (Lali Eri), shfaqet si shpëtimtari i Tiranës, si njeriu që i ndryshoi faqen kryeqytetit, një “hero” i ditëve tona, që duket kudo para kamerave në mbjellje pemësh, bojatisje shkollash, vizime rrugësh, apo trotuare këmbësorësh që i ka kthyer në shëtitore biçikletash. Çdo ditë një kronikë, mjafton që ai të shfaqet në media me bombardime lajmësh të sponsorizuara.
Nëse ky perceptim është krijuar në vend, institucionet serioze ndërkombëtare në raportin e fundit e kanë nxirë Tiranën përsa i përket nivelit të ndotjes. Eksperët e faqes “Numbeo”, të specializuar për informacionet statistikore për qytetet dhe shtetet, intervistuan banorët në mbi 70 qytete europiane për ndotjen.
Në raportin Indeksi i Ndotjes, çdo qytet u vlerësua nga 0-100, ku 100 ishte ndotja maksimale. Më të ndoturat rezultuan: Tetova në Maqedoni (97,57), Napoli (84,61), Shkupi (82,17), Tirana (80,51) dhe Torino (73,48). Ndërsa qytetet më të pastra janë: Helsinki (13,49), Reikjavik (15,57), Zyrihu (16,42), Stockholmi (16,62), Malmo po në Suedi (16,67).
Në Tiranë për nivelin e ndotjes nuk ka asnjë kronikë të mirëfilltë. Televizionet e mëdha nuk e shohin ndotjen aq të rëndë, sa nëse del në periferi të kryeqytetit, Tirana nuk duket kërkund pasi është e mbuluar nga mjergulla e madhe e zezë që vjen nga ndotja.

Në raportin ndërkombëtar të “Numbeo”, krahas Tiranës janë edhe qytetete të tjera të njohura të europës në nivele të ngjashme, por ndryshimi mbetet se atje kryebashkiakët e pranojnë që ka ndotje dhe punojnë mbi projekte për uljen e saj, ndërsa në Tiranë mohohet që ekziston ky problem.
Përkundrazi, të ofrojë shifra të shpikura prej tyre se gjoja bëjnë matje çdo ditë dhe niveli i ndotjes është brenda normave të lejuara. E kanë majë gjuhës shprehjen: “janë mbjellë 200 mijë pemë”, “Lali Eri është rekordmen i gjelbërimit” dhe çdo propagandë tjetër që vjen nga pas.
Por ndërsa mburret se ka mbjellë pemë e shkurre, nga ana tjetër po shkatërron kurorën e gjelbër në periferi të Tiranës. Në vendimet e muajve të fundit, Bashkia Tiranë ka bërë publike edhe projektin për të dhënë me konçension për shfrytëzim pyjesh zonën nga Krraba deri në afërsi të Priskës, me një hapësirë prej 6100 hektarësh. Shfrytëzimi i kësaj zone thuhet se është për qëllime biznesi, turizmi, por edhe prerje pyjesh.
Sipas specialistëve, nëse edhe ajo pak kurorë e gjelbër që ka mbetur në periferi të Tiranës shkatërrohet, atëherë niveli i ndotjes pritet të rritet frikshëm, deri në kufijtë e një jetese mes kancerit.
Lali Eri në politikë u fut si shpikje mediatike, njeri që nuk kapte thelbin por dukjen, gjestet, gjestikulacionet dhe një propagandë të ulët të kopjuar keq nga disa syresh edhe në vende të tjera të botës. E ka arritur që një pjesë të oponionit ta trullosë, bashkë me ndotjen e madhe që çliron Tiranë çdo secondë.
Nga Boldnews.al

Exit mobile version