Protesta e banorëve të zonës së Astirit te Unaza e re, ka vazhduar edhe sonte me bllokimin e rrugës. Prej ditësh kjo protestë vazhdon, pas lajmit të shembjes së 317 ndërtesave që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor në zonën e Unazës së re.
Banorët tonë se kryeministri nuk ka asnjë të drejtë që të shembë ndërtesat në këtë zonë. Teksa kërkuan një zgjidhje ligjore të situatës, apeluan njëherësh për më shumë seriozitet nga ana e qeverisë, pasi sipas tyre asnjë përfaqësues nga mazhoranca nuk është takuar me ta.
Mes protestuesve kishte edhe shumë fëmijë, të cilët kërkoni që shteti të mos i nxirrte në rrugë.
Një prej tyre foli i ngashëryer, ndërsa tregoi momentin kur dy persona i kishin shkuar në shtëpi dhe i kanë kërkuar ta lirojë atë.
“Përshëndetje! Unë jam një banor i kësaj lagje. Kam shtëpinë 3-katëshe. Tani z. Edi Rama, i bëj thirrje. Tani ai dërgon dy njerëz dhe vetëm vijnë e më thonë mua ti merr plaçkat edhe dil në rrugë të madhe, pse ça jam unë, kanoçe? Jo mo, jam njeri. Unë shtëpinë time do ta ruaj me gjak, se prindërit e mi bashkë me gjyshërit e mi e kanë bërë me lekë djerse jo me lekë droge. Ai e ka futur kokën e vet në një shtëpi 3-katëshe, kurse unë të iki me qira. Po sa më ka vajtur mua ajo shtëpi, nuk më duhen as dy vjet”, deklaroi vogëlushi.
Ndërkohë edhe dje në protestë një tjetër fëmijë foli kundër vendimit për prishjen e shtëpisë së tyre.
Me banderolën “Zaho thuaj babit të mos na prishë shtëpinë” një djalë i quajtur Klevis Hyska, i cili u shpreh se është këngëtar, rrëmbeu mikrofonin i përlotur dhe i emocionuar dhe betohet se do ta mbrojë me gjak atë shtëpi.