Kryemadhi sërish në SPAK! Deputetja-gazetarëve: Na e morët shpirtin, na lini rehat!

Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Deputetja e PL-së, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ka mbërritur e vetme në SPAK ndërsa në duar mbante disa dokumente.

Monika Kryemadhi, përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, bëri edhe batuta me gazetarët.

Na e morët shpirtin” u drejtohet Monika Kryemadhi, ndërsa shtoi: “S’na latë rehat me marr frymë”.

GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje. Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e PL-së, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë që një javë më parë deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ankimoi vendimin e GJKKO-së që i sekuestroi dy vila tek “Kodra e Diellit”.

GJKKO ka sekuestruar një vilë tre katëshe në pronësi të Fatime Kryemadhit në rezidencën “Kodra e Diellit” në Tiranë, me sipërfaqe: kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë; kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2.

Ndësa Monika Kryemadhit i është sekuestrua një vilë po në të njëjtën rezidencë, me sipërfaqe: kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë, kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.

Exit mobile version