Kryeministri grek paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Rrugën për në BE do ta kenë të mbyllur nëse nuk respektojnë marrëveshjen e Prespës

“Ne kemi aftësinë të ndikojmë në zhvillimet evropiane në tërësi”, theksoi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një takim me qytetarët në Veria, në kuadër të turit të tij në prag të zgjedhjeve evropiane, duke sqaruar për Maqedoninë e Veriut se rruga e saj drejt Bashkimit Evropian do të të mbyllet nëse nuk respektojnë Marrëveshjen e Prespës.

 

Ai tha se “ne nuk e mbështetëm marrëveshjen e Prespës, por thamë që pasi të votohet do ta respektojmë dhe kështu bëmë.

Nëse disa besojnë se mund ta shpërfillin marrëveshjen, dijeni se rruga e tyre drejt Evropës do të mbetet e mbyllur dhe memorandumet që duhet të ratifikohen nuk do të ratifikohen derisa të përmbushen plotësisht”.

Exit mobile version