Rikthimi në Kosovë për herë të parë pas vizitës në Serbi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nuk duket se ka qenë shumë festiv. Mbërritja e tij në Prishtinë dhe takimi me Thaçin kanë kaluar pa asnjë lloj interesi të qytetarëve. Ajo çfarë ka bërë përshtypje ka qenë veshja me jelek antiplumb e Ramës, si dhe makina e blinduar me të cilën ai udhëtoi në Prishtinë. Rama duket i frikësuar pas deklaratave të bëra në Beograd. Masat e marra për sigurimin e jetës së tij kanë qenë të njëjta sikur në Kosovë të shkonte Kryeministri i Serbisë Vuçiç.
Rama ka pasur shumë kritikat nga pala kosovare duke nisur nga ministra, analistë dhe publicistë të ndryshëm rreth vizitës së tij të fundit në Serbi ku kishte folur edhe për Kosovën.
Këto deklarata mbase e kanë bërë Kryeministrin shqiptar që të ndihet jo rehat në rikthimin e tij në Kosovë.