Kryeministri po tenton që veprimet prej banditi t’i bëjë normë në Shqipëri

 Nga Enkelejda RICA

Para disa ditësh dëgjuam në media kryeministrin duke u prononcuar rreth situatës së rendit publik dhe konkretisht vrasjet e fundit në qytetin e Shkodrës. Gjate intervistës kryeministri tha: kokën hengshin ata të krimit. E thënë nga një qytetar i thjeshte kjo nuk do bënte ndonjë jehone të madhe, sepse ne shpesh e kemi dëgjuar ta përsërisin sidomos me të vjetrit, kur për të shprehur pakënaqësitë ndaj nja grupi të caktuar shoqëror, përdorin shpesh këtë mallkim, por e thënë kjo nga një kryeministër i nja vendi që në teori është vend demokratik, atëherë duhet të përbejë lajm apo të paktën një indinjate shoqërore.

Të njëjtën gjë në një emision televiziv pak dite me vone dëgjojmë zv. ministrin te artikuloje te njëjtën shprehje: “koken hengshin”. Ne rast se do kishim nja Gjykate Kushtetuese efektive ose nje demokraci funksionale, nje thënie e tille do kishte “ngrëne kokën” e kryeministrit për disa arsye: një kryeministër është kryeministri i te gjithë shtetasve te një shteti, qofte kriminel, qofte doktor, qofte një qytetar me ngjyre apo qofte i bardhe. Si i tille, kryeministri është përgjegjës për qeverisjen dhe mirëqenien e sigurinë e te gjithë qytetareve te këtij vendi.

Qe nga viti 1998 kur ne Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë u sanksionua e drejta e jetës, e drejte kjo qe garantohet nga konventat e të drejtave të njeriut qe Shqipëria i ka ratifikuar, jeta e çdo qytetari është e garantuar, dhe askush nuk mundet të të marre jetën. Si një e drejte e tille, qeveria e një vendi e ka për detyre të siguroje paprekshmërinë e jetës të çdo qytetari, dhe nuk është diçka fakultative që i lihet ne dore kryeministrit nëse do te marre masa për sigurinë ose jo.

Thirrje te tilla nga një kryeministër, zhvlerëson gjithë organet ligjzbatuese, polici, prokurori, gjykata, duke qene se bën thirrje për vetëgjyqësi si ne perëndimin e egër apo si ne kohen e mafiozeve italian ne SHBA.

Nëse do kishim një Gjykate Kushtetuese funksionale, do kishte një vendim të saj që konstaton se kryeministri ka shkelur kushtetutën duke qene se bën thirrje antikushtetuese kundër jetës, ndërsa nëse do kishim një demokraci të konsoliduar ku të ekzistonte kultura demokratike, në rastin me të mire kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen dhe në rastin me të keq do kishte kërkuar ndjese për fjalët e pamenduara.

Por jo, asgjë nuk ndodhi, madje, në vend që të bënte “mea culpa”, kryeministri nxjerr nje tellall të tijin, ne pozicionin e zv ministrit që përforcon deklaratat e kryeministrit gjate një  emisioni televiziv.

Këtë unë personalisht nuk e shoh thjeshte si një lapsus të kryeministrit dhe të zv ministrit te tij, por e shoh si një regres, madje si diçka që në Shqipëri nuk ka ndodhur as në mesjetë, sepse edhe atëherë ishte Kanuni që bënte rregullimet se kush do vritej dhe kush jo. Sot shohim që kryeministri ka marre përsipër të  beje rolin e Mbretit Luigji XIV, ku të jete ai qe vendos se kush do jetoje, kush do shkollohet, kush do punësohet, etj.

Kryeministri jone, nga paaftësia apo arroganca, ka shkuar shume larg ne perceptimin e tij rreth mënyrës se qeverisjes se një vendi. Ka shkuar shume larg sa dhe me skeptikut ndaj opozitës, i ka hequr çdo dyshim se opozita në deklaratat e saj paska patur teë drejtë.

Kryeministri shpesh i akuzuar si i lidhur me bandat dhe me kriminelet, çdo ditë po fakton jo vetëm nga skandalet që po dalin çdo ditë, por dhe nga gjuha prej “të forti” që përdor. Ai po tenton që jo vetëm të veprojë si një bandit, por dhe veprimet prej banditi t’i bëjë normë në Shqipëri. Jo zoti kryeministër, unë nuk jam dakort që në Shqipëri të hahen koka, madje nuk jam dakord që të hahet as koka jote, por vetëm në mënyrë figurative unë them që hengsh kokën tende, dhe të largohesh nga pushteti.

Me 13Prill E duam Shqipërinë si gjithë Europa

Exit mobile version