Kryeministrit dhe horrave të tij

RAMA DHE MINISTRAT NE BULEVARD - Kryeministri, Edi Rama, i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar, duke ecur ne bulevardin, "Deshmoret e Kombit", per te shkuar ne godinen e Kryeministrise, pasi kane bere betimin tek Presidenti, Bujar Nishani.

Redin HAFIZI

Mos e ndyni atë që u rrit e pastër dhe e shëndetshme. Nëse e keni vënë re, krenaria kombëtare për ne shqiptarët rritet dhe forcohet larg mediokritetit, hipokrizisë dhe kotësisë deri në mëkat në ambientin e Shqipërisë. Ky grup futbollistësh na krenuan sepse dinë të ecin kokëlartë e nuk dinë të zvarriten, ndaj zvarranikët e politikës shqiptare të mbajnë larg duart e ndyra nga kjo vlerë kombëtare.
Qeveria dhe politika janë produkte të ambientit të ndyrë në Shqipëri, produkte të një ambienti që kurrë nuk mund ta pranojë me sinqeritet një studente apo student të larguar prej 10 vitesh, që kërkon të fshehë brekët e ndyta pas një kostumi kuqezi që sot na e dhuroi kombëtarja e futbollit dhe më shumë ai grup komandosh që kthehej nga Afganistani.
Prandaj ju lutem Kryeministrit dhe horrave të tij të mos kërkojnë të mashtrojnë se Shqipëria është vend i vlerave, pasi vlerat me të cilat krenohemi sot janë lindur e forcuar jashtë Shqipërisë, në shoqëri të civilizuara, universitete të huaja apo edhe në vështirësitë e një zone lufte, por gjithnjë jashtë mediokritetit, hipokrizisë dhe vanitetit deri në mëkat dhe mohim të Zotit si në ambientin e krijuar në Shqipëri.
Rrugët ishin bosh dhe kjo jo për lojtarët që u ndoqën me dashuri në Francë e në gjithë botën. Kjo ishte protesta kundër një megalomani. Shqiptarët nuk bojkotuan dje ekipin e tyre të zemrës, por injoruan kotësinë e një Kryeministri qesharak, i cili kërkon të gjitha zullumet e veta t’i mbulojë me fotografitë para kamerave të atyre futbollistëve që me lojën e tyre ngritën lart emrin e Shqipërisë aq të nëpërkëmbur nga pritësi i tyre i djeshëm gjatë këtyre tri viteve.
Ai e bëri pis dje fanellën e kombëtares. Për turpin e tij shqiptarët e bojkotuan. Ata dhjetëra mijëra që blenë biletat dhe shpenzuan shuma të konsiderueshme për ta ndjekur ekipin e zemrës deri në Lens, Marsejë e Lion, dje nuk dolën kur ata lojtarë që ngritën lart krenarinë kombëtare mbërritën në shtëpinë e tyre vetëm se në mes tyre ishte edhe kryehorri.
Shpirti nuk ndyhet, por pasurohet. Kombëtarja kuqezi na e pasuroi shpirtin, ndërkohë Rama dhe horrat kërkuan ta ndyjnë. Faleminderit kuqezi. Turp megalomanë e hipokritë që qeverisni vendin tim. Ndaj them me britmë që del nga shpirti: “Larg ato duar të ndyra nga kristalet e kombit”.

Exit mobile version