“Kryeparlamentarja ka kaluar vijën e kuqe”, Pampuri: Nikolla injoron kërkesat e PD-së, njeh ato të Rithemelimit. Kjo është shkelje ligji

Nënkryetarja e PD-së zyrtare Orjola Pampuri, e ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga moderator Klevin Muka në News24, u shpreh se kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka kaluar vijën e kuqe.

Pampuri theksoi se Nikolla po injoron kërkesat e opozitës reale, sipas saj, PD-së zyrtare. Për Pampurin, Nikolla njeh vetëm kërkesat e grupit të Rithemelimit dhe kjo është shkelje e ligjit.

Pampuri: Lindita Nikolla injoron kërkesat e opozitës. Nikolla njeh kërkesat e grupit të Rithemelimit dhe nuk merr parasysh kërkesat e grupit parlamentar të PD-së. Nuk mund të merret parasysh kërkesa nga Rithemelimi. Nikolla ka kaluar vijën e kuqe, ka shkelur ligjin dhe prandaj e kemi kallëzuar në SPAK. Këtu po cenohet opozita, po cënohet e djathta.

Unë jam në PD dhe kryetar është Lulzim Basha. Gazment Bardhi jeton në një botë tjetër, unë s’jam pjesë e Rithemelimit që të mund të më shkarkojë. Nëse shkarkohem, shkarkohem nga forumet e PD-së. Shkarkimi im nga Bardhi është nul. Unë dhe zoti Agalliu nuk kemi mbështetur Olta Xhaçkën, ne kemi qenë kundër amnstisë për zyrtarët e korruptuar. Bardhi po vijon me shpifje, që iu ka dalë boja.

Exit mobile version