Kryeprokurorja speciale e reformës në Maqedoni kapet duke zhvatur 1.5 milionë euro për lirimin e ….

Gazetari Italian i gazetës “La Verita”, Laris Gajzer tha se ky është vetëm fillimi i publikimit të materialeve për skandalin “Reket” në Maqedoninë e Veriut.

Gazeta publikoi një videomaterial ku shihet se si u morën 1.5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev nga ana e Boki 13 dhe biznesmeni Zoki Kiçeec, duke i premtuar se me ndihmën e Katica Janevës do të lihet i lirë lidhur me akuzën për rastin “Perandoria”.

Në pjesën e parë të videos është filmuar numërimi i parave, ndërsa në pjesën e dytë nga kamerat e sigurisë shihen duke dalë të dy personat e lartëpërmendur nga shtëpia e biznesmenit maqedonas.

Në pjesën e tretë, dëgjohet një bisedë mes Bokit13 dhe Kamcevit për atë se kur biznesmeni do të jetë i lirë.
“Sot La Verita publikoi vetëm pjesën e parë të rrëfimit tim, që dëshmon se sa Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për ndërrimin e regjimit në Maqedoni, angazhohej për vendosjen e Prokurorisë Speciale (Katica Janeva), e cila jo vetëm përzihet ilegalisht në politikë, por edhe zhvat njerëzit. Sistem mafioz, që punon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të lartë!

Ata politikanë të dëshiruar nga BE dhe nga SOROS. Maqedonia ka problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së! Mogerini dhe Junker janë fajtorë për nënçmimin e tërë popullit dhe përkrahjen që dhanë për ata që janë kundër drejtësisë…”, ka shkruar Gajzer.
Ai tha se në vijim do të publikohen materiale dhe dokumente shokuese.

Gazeta italiane “La Verita” ka edhe audio regjistrime, përveç video regjistrimit ku shihet se si pronari i televizionit 1TV, Bojan Jovanovski – Boki13 dhe biznesmeni Zoki Kiçeec i marin 1.5 milionë eurot me dy çanta nga Orce Kamçev, biznesmeni i dyshuar i Prokurorisë Speciale.

Në bisedën mes tyre, Boki 13 i thotë se do të jeni të lirë dhe se do të ndiqni për të bërë ankesat në Gjykatën Supreme dhe Gjykatat tjera, por sipas tij, vendimi final është se Prokuroria Speciale nuk do ta ndjekë. “Katica nuk do të përdorë mjete juridike për zvarritje, të hënën ose të martën ju jeni në liri”, flet Boki 13, duke i garantuar lirinë Kamçevit.

Ky i fundit ishte në listën e të akuzuarëve nga Prokuroria Speciale për rastin “Perandoria” bashkë me Sasho Mijallkovin, Nenard Josifoviqin, Cvetan Pandeleskin, Ratka Kunoska-Kamçevskën, Hristina Kamçeva-Stojçeskën, Zorica Arsovskën, Liljana Gajdovskën, Vladisall Stajkoviqin, etj, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale “shoqërim kriminel.

“Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, mashtrim dhe larje parash dhe vepra tjera penale. Në rrjedhën e procedurës parahetimore, me ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme hetuese janë siguruar dëshmi të mjaftueshme nga të cilat ka dalë dyshimi se në periudhën prej vitit 2002 deri më 2013 të dyshuarit i kanë bërë veprat penale për të cilat akuzohen personalisht dhe përmes personave juridik”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale të nëntorit të 2018.

“Boldnews”

Exit mobile version