Kryetari i PS i bashkohet LSI

Gjatë ditës së sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim, Monika Kryemadhi pati një takim me strukturat e Devollit. Kryemadhi në rrjetin social ka postuar një video nga takimi ku tregon momentin kur ish-kryetari i PS atje, Shkëlqim Cane, merr kartën e anëtarësisë së LSI.

“Mos u shqetësoni se dhe unë socialiste kam qenë. E kam filluar në PS, jam rritur në PS por kur e grabisin shtëpinë pastaj, duhet të ndërtosh shtëpinë e re më të fortë se ajo që është shkatërruar”, u shpreh Kryemadhi, teksa i jepte kartën e anëtarësisë në dorë Shkëlqim Cane.

Kryetarja e LSI publikon videon dhe shkruan “Mirëseerdhe Shkëlqim!Ju mirëpres të gjithëve të bashkohemi, jo vetëm për të forcuar të majtë dhe të djathtë, por sepse kështu mund të ndërtojmë Shqipërinë ku devollinjtë, korçarët, të majtët dhe të djathtët, ata të qendrës dhe ata pa parti, të ndihen si në shtëpinë e tyre, me punësim dhe ekonomi.”

Exit mobile version