Studentët janë duke protestuar sot në 3 pika të ndryshme të kryeqytetit, një pjesë te kryeministria, një pjesë te Ministria e Arsimit dhe një pjesë tjetër pranë Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kundërshtojnë vendimin e dhënë nga qeveria që mësimi të jetë tërësisht online.
Një përfaqësi e studentëve kanë hyrë në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë dorëzuar një listë me kërkesa, ku kryesorja mbetet ajo e marrjes së mësimit të alternuar, online dhe fizikisht.
Kërkesat e depozituara me shkrim nga ana e studentëve:
-
- Mësimi i alternuar mes online dhe auditoreve, leksionet online, seminaret në auditore.
- Rimbursimi i pagesës së konvikteve dhe qerave
- Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët
- Mundësim i paisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online.