Kthim në shtëpi/ Kryetarja e Rithemelimit në Klos, bashkohet me PD!

Duket se lufta civile brenda PD dhe përçarja mbi 2 vjeçare që nisi pas problemeve të Sali Berishës me SHBA dhe Britaninë e Madhe si pasojë e shpalljes non grata familjarisht, duket se i ka lodhur dhe po i çon drejt reflektimit shumë demokratë.

Prej disa muajve në gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht në Tiranë, qindra demokratë të Rithemelimit janë rikthyer në partinë e tyre PD, kurse mijra të tjerë janë distancuar nga lëvizja e Berishës dhe pritet të bashkohen edhe ata me partinë mëmë, e cila nuk lufton me drejtësinë dhe ndërkombëtarët, por përkundrazi i konsideron aleatë.

Kështu së fundmi në Klos kryetarja e Rithemelimit deri sot, Fitnete Klosi, është rikthyer në shtëpi, Partinë Demokratike, së bashku me shumë demokratë të tjerë. Lajmin e ja dhënë deputeti dhe nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku i cili ka shpërndarë edhe një fotografi bashkimi. “Në Klos,me dy miq të mirë, me Arjan Likën dhe Fitnete Krosin.

Demokratët matjanë bëhen Bashkë në Partinë Demokratike!”, shkruan në faqen e tij në FB Çollaku

640 0 aa26a882 d7a3 4371 b213 22d663ea7731 395

Exit mobile version