Sekretari në Partinë Demokratike, Rezart Kthupi, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, se të gjithë faktorët politik, përveç PS-së dhe Rithemelimin, që kanë mbështetur listat e hapura duhet të krijojnë një pol të tretë që të bëjnë presion kësaj marrëveshje.
“Pothuajse të gjithë faktorët politik në Shqipëri, në përjashtim të PS-së dhe Rithemelimit kanë një qëndrim të qartë në raport për listat e hapura. Thelbi i gjithë diskutimi për Reformën Zgjedhore dhe kontestimi madhor ndaj tij janë vetëm listat e hapura. Vetëm këta dy faktor janë kundër ndërsa të gjithë faktorët e tjerë politik e kanë shprehur interesin e tyre, nga Adriatik Lapaj i pari, tek Ilir Meta i fundit”, tha Kthupi.
Sipas tij, kjo “do të thotë që ka konsensus të ndërtuar politik ndërkohë dhe ky konsensus i ndërtuar për listat e hapura duhet të përkthehet në një bashkim. Kjo nuk do të thotë që të kemi bashkim elektoral por qoftë dhe për këtë çështje të listave të hapura”.