Kuksiani Popa paralajmëron Ramën nga Kuvendi i PD: Do ngrihemi sërish dhe do ta shembin traun nëse e vendos

Lulzim Popa një nga të arrestuarit e protestës në Rrugën e Kombit paralajmëroi Ramën në emër të qytetarëve kuksianë se nëse do të vendosë sërish traun e ndarjes së Veriut nga Shqipëria, atëhere kuksianët do të ngrihen sërish për ta shmebur. Fjala e Popës është shoqëruar me emocione të mëdha në Kuvendin e PD dhe ka gjetur mbëhstetje të madhe. Salla është ngritur në këmbë me thirrjet “Kukësi, Kukësi,”.
Popa i ka bërë thirrje Ramës që të lirojë katër kuksianët që mban të burgosur. Ai ka dhënë detaje për mënyrën se si janë arrestuar kukësianët. “As Millosheviçi si ka bërë këtë akt shqiptarëve”, tha Popa duke treguar se në mes të natës janë arrestuar nga njerëz me maska dhe automatikë dhe janë marrë peng duke mos i treguar asnjë mandat arresti dhe as vendin se ku do t’i çonin.
Pas fjalës së Lulzim Popës, njerit prej protestuesve që u arrestuan për revoltën në Rrugën e Kombit, e ka marrë fjalën në Kuvendin Kombëtar të PD, deputeti Flamur Noka.
“Ky zjarr dhe ky pishtar, – tha Noka, – duhet mbajtur gjallë që të shembim murin e kleptokracisë që ka ngritur Edi Rama me bandën e tij, që t’i japim dërrmën njëherë e mirë këtij krimi të organizuar. Kukësi reagoi, është koha të reagojnë të gjithë shqiptarët. Koha e këitj regjimi kleptokrat po merr fund.”
Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së, e konsideroi shtresën e ish-të përndjekurve politikë si tharmin real të kësaj partie.
Alibeaj tha se me të drejtë ata mund të kenë qenë të pakënaqur apo kritikë ndaj PD-së, por asnjëherë nuk ia kanë hequr mbështetjen Partisë Demokratike.
“Ndjej një obligim, kërkoj një ndjesë për atë çfarë nuk arritëm të bënim, është ende një mision i papërfunduar, rehabilitimi shpirtëror i tyre”, tha Alibeaj në fjalën drejtuar delegatëve në Kuvendin Kombëtar.
Deputeti demokrat tha se sot Shqipëria është në prag të vendosjes së komunizmit, ndërsa drejtoi një apel që shqiptarët kudo që janë duhet të gjejnë inspirimin e tyre politik, te ideologjia e djathtë.
“Duke qenë se opozita e vështirë si kjo e jona, është farkëtuese e moralit politik, së bashku me ndjesën, kemi nisur që tani inisiativën për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare si një emergjencë për të kapërcyer dhe lënë pas makthin e komunizmit në Shqipëri”, tha Alibeja.

Exit mobile version