Mario David: Në Bruksel e Strasburg e dinë se pas trafikut të drogës e prostitucionit janë njerëz të qeverisë

Rruga drejt fitores është e thesjhtë, kështu iu drejtua delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, Sekretari i Përgjithshem i ‘ Centris Democrat Internatinal’, Mario David.
David tha se BE ka përballë kohë të reja sfiduese, ne e përsërisim këtë çdo herë, por tani për herë të parë po humbim një shtet anëtar, dikush mund të mendojë se ky mund të jetë fundi i BE-së, por historia na ka treguar se askush nuk është i pakrahasueshëm.
“BE është një projekt ku popujt dhe shtetet vendosin të ndajnë vullnetarisht, pra duke respektuar vullnetin e shteteve dhe qytetarëve. Dhe kjo na çon në udhëkryqin historik ku ndodhet Shqipëria sot”, tha ai.
Davis, referuar progres-raportit të BE-së dhe hapjes së negociatave, u shpreh se të gjitha sondazhet tregojnë se shqiptarët mbështesin ecjen drejt anëtarësisë së BE-së.
“Raporti ka qenë jashtëzakonsiht i qartë, duke evidentuar 5 prioritetet që duhen përmbushur. Ne jemi shumë të kënaqur që PD mbështet hapjen e negociatave. Nga një lexim i parë i raportit, ai është shumë pozitiv dhe ne jemi të bindur se qeveria e ka përdorur atë në funksion të propogandës. Por shumica e arritjeve janë kozmetike dhe reformat e vërteta janë ende të pambaruara. U desh një vullnet i mirë nga ana e Komisionit për të rekomanduar hapjen e negociatave”, tha David, duke shtuar se hapja e negociatave varet ekskluzivisht nga vullneti i qeverisë për realizimin e reformave, veçanërisht asaj në drejtësi dhe administratën publike.
David tha se kritikat në korridoret e Brukselit dhe Strasburgut janë për masat e parealizuara në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, madje thuhet se ka lidhje mes trafikut të drogës, armëve dhe vajzave me politikën qeverisëse.
“Shqipëria duhet të jetë një shtet ku sundon ligji, ku të drejtat nuk abuzohen, ku vlerat e BE-së janë plotësisht të ndara nga ju. Këto janë pengesat që mund të bllokojnë rrugën tuaj drejt anëtarësimit”, theksoi David.
Në vijim ai shtoi se hapja e negociatave kërkon një qeveri më transparente dhe më të përgjegjshme.

Exit mobile version