Ditën e sotme, gjatë seancës plenare, është miratuar projektbuxheti i vitit 2019. Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, ka dal në kundërshtim të nenit 12, ku flitet për hierarkinë e pagave.
Fino i drejtohet kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit duke i përmendur faktin se ata paguhen më pak se rreth 800 persona, të cilët paguhen dyfishi i tyre.
“Votova kundër nenit 12 sepse ai nuk përfaqëson hirearkinë e pagave në Republikën e Shqipërisë. Kam bërë një diskutim në parim javën e kaluar të pr/buxhetit dhe nuk dëgjova këtu nga qeveria dhe ministri i Financave nëse do të ketë një ngritje grupi ndërministror për të parë dhe rishikuar tabelën e pagave, sepse neni 12 tregon hirearkinë e pagave.
Në rastin konkret miratojmë një pagë të presidentit ndërkohë që kemi një fashë me 800 veta që marrin dyfishin apo trefishin e pagës së Presidentit e Kryeministrit.
Pak më parë dëgjova që dhatë akoma fonde të tjera për Fondin e Zhvillimit shqiptar, vazhdoni të jepni akoma fonde ndërkohë që ai merr dyfishin e pagës tënde zoti kryetar, të kryeministrit dhe presidentit. Ky nen nuk ka përfaqësuar asnjëherë dhe nuk ka për ta përfaqësuar asnjëherë hirearkinë e pagave. Ne po e votojmë gabimisht një nen të tillë në buxhetin e shtetit”, u shpreh Fino i shqetësuar për ata që paguhen më shumë se kryetarët e shtetit tonë.