Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Burime nga Policia Vendore, bëjnë të ditur se persona të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë magazinën e F. V., vjeç 61, banues në Kavajë.
Mësohet se autorët e maskuar kanë ushtruar dhunë ndaj 61-vjeçarit dhe më pas i kanë marrë atij para dhe sende të tjera. Pasi grabitësit janë larguar, F. V., ka njoftuar policinë.
Kjo e fundit shkoi në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që do të çojnë në identifikimin e autorëve. Gjithashtu 61-vjeçari është marrë në pyetje nga policia. Ai ka dhënë detaje rreth identikitëve të personave që e dhunuan dhe më pas e grabitën.
Njoftimi i Komisariatit të Policisë Kavajë
Më datë 03. 12. 2018 në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë magazinën e shtetasit F. V., vjeç 61, banues në Kavajë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë. Neni 139 i Kodit Penal.