Skuadra londineze e Çelsit i ka “rënë të mirës me shkelm”, kur jo më larg se 4 vjet më parë ka refuzuar talentin që po i magjeps të gjithë. Bëhet fjalë për sulmuesin e Monakos, Kilian Mbape, i cili në vitin 2013 ju ofrua bluve për shumën e 20 mijë eurove, por drejtuesit e Çelsit nuk ranë dakort që sulmuesi të ishte pjesë e tyre. Pas refuzimit të Çelsit, Mbape u sistemua në akademinë e famshme Klairefontaine, e cila ka prodhuar mjaft talente te futbollit francez. Tashmë çmimi i 18-vjeçarit ka shkuar plot 100 milionë euro dhe me siguri drejtuesve të klubit në Londër ju ka mbetur peng që nuk arritën ta transferojnë talentin tek Çelsi.