Trajneri i Realit komenton shortin e Champions, Ançeloti: E djallosëm vetë, ka kohë për Sitin

Trajneri i Realit, Karlo Ançeloti ka folur për mediat përpara shortit të Champions League, duke e bërë ndoshta enkas për të shmangur diskutimet e shumta. Italiani ka preferuar të fokusohet te La Liga, teksa deri në ndeshjen kundër Sitit, për Madridin ka një mori takimesh të rëndësishme.

“Në një botë të përsosur, ne nuk do të luanim kundër Sitit, nuk do të ishim në këtë situatë. Por dështuam dhe nuk mundëm të futeshim mes tetë më të mirëve.‘Play off’-i do të jetë argëtues dhe ne kemi burimet për t’i kapërcyer”, rrëfeu italiani. Zemërimi për një kalendar të ngjeshur nuk u lë Realit mundësi tjetër dhe shumë pak hapësirë për manovrim. “Nuk ka kohë përgatitjeje, është rikuperim, video dhe ndeshje për 40 ditët e ardhshme. Detyra jonë është ta kemi ekipin gati dhe të përgatitur”, shpjegoi ai.

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE – “Nuk duhet të mendojmë tani për Ligën e Kampioneve. Duhet të mendojmë për ndeshjet që duhet të luajmë, të cilat janë të shumta. Nga sot deri në mars… kemi 13 ndeshje, që janë shumë”.

ESPANJOLI – “Pres një ndeshje të vështirë dhe të komplikuar si gjithmonë, është një moment i rëndësishëm në La Liga për të gjitha skuadrat. Pikët në çdo ndeshje kanë filluar të jenë më të rëndësishme se të parat. Ne kemi një avantazh dhe duam të vazhdojmë kështu”.

RODRIGO DHE ARABIA – “Është e vështirë për mua të flas për të ardhmen e futbollistëve, sepse janë vendime personale. Por ajo që shoh është se ata që janë këtu janë shumë të lumtur dhe duan të qëndrojnë sa më gjatë. Ata duan të fitojnë tituj, të kontribuojnë.

Mos harroni se janë të shumtë lojtarët që dëshirojnë të vijnë të luajnë te Reali, por tani nuk më pëlqen të përmend emra. Kjo është historia dhe forca e këtij klubi. Imagjinoni edhe trajnerët që duan të vijnë këtu”.

Exit mobile version