Kur duhet t’i merrni suplementet që të kenë më shumë efekt

Për të pasur vërtet efekt vitaminat dhe mineralet për forcimin e imunitetit dhe për përmirësimin e shëndetit, është me rëndësi t’i merrni në kohën e duhur të ditës, sepse absorbimi i tyre atëherë është më i mire

Gjithashtu është treguar që disa kanë efekt më mirë në lukth të thatë, ndërsa të tjerët merren ekskluzivisht me ushqim, ndërkaq disa kombinime vitaminash dhe mineralesh mund të ngadalësojnë absorbimin, derisa të tjerat mundësojnë që të veprojnë drejt në organizëm.

Mjekët tërheqin vërejtjen që suplementet nuk duhet marrë me vetiniciativë, por pas konsultimit me ekspertin edhe madje pas analizave të cilat kanë treguar mungesën e tyre.

Vitaminat të cilat merren në mëngjes
Vitamina B12 më së miri është të merret në lukth të thatë me vitaminën B1 dhe bakër. Kjo vitaminë B12 nxit krijimin e energjisë dhe prandaj duhet marrë në mëngjes në lukth të thatë.

Veç kësaj, në mëngjes është koha edhe për marrjen e vitaminës C, e cila mund të merret me vitaminat B12, E dhe A.

Shtesa e hekurit gjithashtu merret në mëngjes, mirëpo bashkë me ushqimin, që të mos “bjerë” rëndë në lukth, mirëpo është me rëndësi të mos merret në kombinim me zinkun, vitaminën E, manganin apo kalciumin.

Pasdite
Në këtë kohë vitaminat duhet patjetër të merren me ushqim. Rekomandohet që atëherë të merret zinku, më së miri në kombinim me vitaminat A, C dhe B12.

Nëse pini zink, shmangni marrjen e hekurit, bakrit dhe vitaminës B9. Në drekë duhet marrë edhe vitamina A, më së miri me vitaminat C dhe E, si edhe me zink.

Vitaminat e mbrëmjes
Me ushqim, gjatë apo pas darkës do të duhej marrë vitamina D, më së miri në kombinim me kalciumin i cili rrit absorbimin e vet. Veç kësaj, kombinim i mirë janë vitamina D dhe vaji i peshkut.

Para gjumit
Për të përmirësuar tretjen, merrni probiotikë rreth dy orë pas darkës. Para se të flini gjumë koha ideale është edhe për marrjen e magnezit. Mundeni ta merrni me kalcium dhe vitaminë B6.

Exit mobile version