Malaj: G99 ka mbi 70% të pushtetit qëndror e vendor, janë arrogantë dhe të babëzitur

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj thotë se problemi më i madh që pengon modernizimin e PS-së është ndërthurja e saj me G99-ën.

I ftuar në emisionin 360 Gradë të Artur Zhejit në RTV Ora, Malaj tha se, përfaqësuesit e saj zënë 70% të pushtetit në nivel qëndror dhe lokal.

“Problemi real që është krijuar tani në Partinë Socialiste, që e pengon modernizimin e saj, është ndërthyrja me G99, e cila dhe pse mori 0.67% në zgjedhje, tentoi të krijojë një parti të re ndoshta si VV, sot po ti marrësh me emër listën e tyre kanë mbi 70% të pushtetit, qendror dhe vendor. Problemi më i vështirë për modernizimin e PS do të jenë Mjaftistët arrogantë dhe të babëzitur”, ushpreh Malaj.

veliaj2

Exit mobile version