“Kur ke hallin e shokëve te 7×7=313, apo te riciklimi i Metës, s’arrin ta kuptosh çfarë kërkon rinia”, Basha me të rinjtë në Elbasan: Do të ndërtojmë 4 qendra teknologjie, për 25 mijë profesionistë për ekonominë e së ardhmes

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të rinj në Elbasan, së bashku me kandidatët Endri Hasa dhe Mirela Karabina, Aldi Lekaj, Naim Meta dhe Desard Muzhaqi. Në fjalën e tij, Basha theksoi rëndësinë e teknologjisë së informacionit në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit.

Ai theksoi mungesën e investimeve nga qeveria aktuale në këtë fushë, duke u shprehur se fakultetet shqiptare për këtë degë ende mësojnë me shkumës dhe dërrasë. Basha tha se Shqipëria po humbet një mundësi të madhe për shkak të mosinvestimit në teknologji, ndërsa tha se kryeministri e përdor vetëm për retorikë aty ku i dhemb plaga dhe thotë do ta luftoj korrupsionin me inteligjencë artificiale.

Në këtë kuadër, ai prezantoi një nga angazhimet kryesore të programit të Koalicionit Euroatlantik, si ndërtimin e katër qendrave të mëdha të teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe robotikës në akset kryesore të vendit, me synimin në krye të katër viteve të jenë 25 mijë profesionistë të këtë fushë me paga që nisin nga 2 mijë euro. Basha u shpreh se ky është një investim strategjik për të ardhmen e vendit, që jo vetëm do sjellë të ardhura të larta, por do forcojë shtresën e mesme dhe demokracinë në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ajo që po vjen është transformimi më i madh në 2 mijë vjet i stilit të jetesës, imundësive njerëzore, i dinamikës në jetën e përditshme. Një pjesë e madhe e proceseve që sot kryhen nga njerëzit, do merren përsipër nga teknologjia. Gara që po bëhet në botë është kush do ta kontrolljë dhe deminojë këtë. Thelbi i konfliktit që po ndodh midis botës perëndimore dhe pjesës tjetër, midis SHBA-së dhe Kinës dhe gjithçka tjetër luhet në periferi të kësaj, është për dominimin e teknologjisë së informacionit. Avantazhi i kësaj situate për ne, është që ky treg është i pangopur për ekspertë dhe profesionist të fushës së teknologjisë së informacionit. Sot që flasim, janë mbi 10 mijë të rinj që janë larguar 5-6 vitet e fundit dhe janë punësuar në Europën perëndimore nnë këtë sektor. Sot që flasim, kërkesa vetëm në Europën perëndimore për profesionistë në këtë sektor rritet me 90 mijë çdo 3 muaj. Rrogat në Europën perëndimore për profesionistët në këtë fushë fillojnë nga 6 mijë euro në muaj. Rrogat në Shqipëri për nivelin fillestar filojnë nga 2 mijë euro në muaj. Shkojnë deri në 8 mijë, 10 mijë, 12 mijë në qoftë se ngrihesh në nivelin menaxherial. Mirëpo ne nuk e korrim dot këtë avantazh, sepse ato pak fakultete informatike që kemi 90% të mësimit e japin akoma me shkumës dhe dërrasa. Se nuk ka pasur investim në këtë fushë. Roli kryesor i qeverisë është të parashikojë dhe të investojë për të ecur me parashikimet e të ardhmes. Vetëm qeveria e Tiranës nuk merret me këtë punë, flet por nuk bën asgjë. Vjet kanë harxhuar 7.2 miliardë euro sa kanë harxhuar për teknologjinë e informacionit? Flet ky, aty ku i dhemb plaga thotë do ta luftoj korrupsionin me inteligjencë artificiale. Tenderat do t’i bëjë inteligjenca artificiale, a thu se këto që problemi i korrupsionit paska qenë inteligjenca njerëzore. Problemi i korrupsionit është hajdutëria. Dhe është ajo hajdutëri që nuk e ka lejuar të investojë. Se kjo është diçka që duhet të investojë qeveria, duihet t’i ndez motorët qeveria që pastaj t’i mbledhi sektori privat.

Çfarë dua të them? Angazhimi ynë kryesor montetar në programin tonë për katër vitet e ardhshme është ngritja e katër qendrave të mëdha të Tekonologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe robotikës në akset Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Shkodër-Lezhë dhe Vlorë-Fier. Objektivi në krye të katër viteve ne të nxjerim 25 mijë profesionistë të trajnuar nga më të mirët që ka Europa, Amerika dhe Britania që një pjesë e tyre janë shqiptarë. Prandaj me një investim të tillë, që nuk është i lirë, është investim i madh, ne arrijmë disa objektiva në të njëjtën kohë: fusim 25 mijë të rinj dhe të reja në këtë treg që sot është pothuajse inekzistentnë Shqipëri. I japim një sinjal Europës, Amerikës, botës perëndimore që këtu mund të vini të investoni sepse ne kemi dhe rininë, por dhe një qeveri që ka vizionin dhe vullnetin që të investojë në këtë fushë, të sjellim të ardhura shumë të larta përmes teknologjisë së informacionit dhe të krijojmë bazën për një shtresë të mesme që është garanci edhe për demokracinë edhe për mirëqenien. Kështu që e para dhe kryesorja është që në këtë vend, në Elbasan e kudo në Shqipëri po të kesh vizion dhe po të kesh vullnetin ta zbatosh këtë vizion, Shqipëria e ka të hapur të kapërcejë këtë hendek të madh. Edhe të vihet dhe ajo krah për krah me vendet e tjera që po ndjekin këto zhvillime. Sigurisht po ta kesh mendjen tek shokët tek 7×7-313, t’i çosh lekët atje, po ta kesh mendjen të riciklosh Ilir Metën, Elvis Roshin, as nuk arrin dot ta kuptosh se çfarë do rinia e jo më pastaj të realizosh programe të tilla. Ne jemi te 4 vetëm për një arsye, të bëjmë gjithçka për t’i shërbyerkëtij vendi.

Exit mobile version