Ja kush është aktori që u gjet i vrarë në makinë, policia jep detajet

Paraditen e sotme policia e Kosovës njoftoi se një person është gjetur i pajetë në një automjet, në rrugën Gjakovë-Goden. Mediat në Kosovë konfirmojnë se bëhet fjalë për një personazh të njohur.
Sipas ‘Tribuna Channel’ bëhet fjalë për një nga aktorët pjesëmarrës në serialin e humorit, “O sa mirë”, Art Kurtin, i njohur si “gjakovari”. Kurti ishte njëherësh edhe kryetari i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ende nuk dihen shkaqet e e vdekjes së aktorit të njohur, ndërsa policia e Kosovbës bën të ditur se poheton për zbardhjen e shkaqeve.
“Me datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur. Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete. Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Deri tani, shkaqet e vdekjes së papritur të aktorit, Art Kurti.

Exit mobile version