Zbulohet skandali/ Fabrika e riciklimit në Tiranë u dogj qëllimisht për t’i hapur rrugë incineratorit

Zardhen detaje të reja për djegien e fabrikës së riciklimit të plastikës në Kashar. Dy ditë pas djegies së fabrikës së riciklimit të plastikës në Kashar, në Tiranë reagojnë përfaqësuesit e AKIP, Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve.
Ata e kanë cilësuar djegien e fabrikës si të qëllimshme, sipas tyre për t’i hapur rrugë ndërtimit të incineratorit, një çështje e kthyer së fundmi edhe si një ‘mollë sherri’ në politikë.
“Ajo djegie është një formë incinerimi i asaj politike që është bërë në 27 vjet, është një katastrofë ambientale. Ne kërkojmë hetim urgjent nga Prokuroria. Në bindjen time është një djegie e qëllimshme për t’i hapur rrugë incineratorit të Tiranës”, u shpreh një nga përfaqësuesit e AKIP, Ervin Goci.
Ambientalistët e kanë cilësuar djegien e fabrikës, si një rast që ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme ekologjike në Tiranë, që sipas tyre përkthehet në sëmundje për banorët që thithin ajrin e kryeqytetit.

Exit mobile version