Kush është ish-spiuni rus i helmuar?

Sergei Skripal speaks to his lawyer from behind bars seen on a screen of a monitor outside a courtroom in Moscow on Wednesday, Aug. 9, 2006. Skripal a retired Russian colonel recruited by British intelligence in the mid-1990s was sentenced Wednesday by a military court in Moscow to 13 years imprisonment for spying, officials said. (AP Photo/Misha Japaridze)

Një person i identifikuar nga mediat britanike si ish-spiun rus dhe një shoqëruese e tij mbetën nën kujdes intensiv, ndërsa autoritetet britanike nisën të hetojnë përse ata janë sëmurur papritur. “Së bashku me agjencitë partnere po bëjmë hetime të gjera për të përcaktuar saktësisht se përse këta dy njerëz kanë humbur ndjenjat dhe për të qartësuar nëse ka ndodhur ndonjë aktivitet kriminal”, tha Craig Holden, ndihmës i shefit të policisë në qarkun Ueltshër të Anglisë. Mediat e identifikuan njeriun e sëmurë si Sergei Skripal, ish-kolonel i agjencisë ushtarake të inteligjencës në Rusi, i cili është dënuar për kalimin e sekreteve shtetërore në Britani në vitin 2006, por është liruar nga burgu në kuadër të një shkëmbimi të spiunëve në vitin 2010. “BBC” raportoi se shoqëruesja është vajza e tij, Yulia Skripal. Edhe pse ai komentohet si rasti i fundit i rusëve që janë sëmurur ose kanë vdekur papritmas në Britani në vitet e fundit, Holden u bëri thirrje mediave që të mos spekulojnë se sëmundja e tij është rezultat i një “loje të ligë”. “Ky nuk është deklaruar incident kundër terrorizmit dhe kërkojmë të mos spekulohet”, tha Holden. Policia tha se i sëmuri, rreth të 60-ave, dhe një grua rreth të 30-ave janë gjetur pa vetëdije në një qendër tregtare në Sallsbëri, në perëndim të Anglisë. Ata janë dërguar në spital dhe po trajtohen për “ekspozimin e dyshuar ndaj një substance të panjohur”, tha policia. Shërbimi kombëtar shëndetësor tha se ka vetëm informacione të kufizuara në lidhje me pacientët, porse “nuk duket se ka rrezik të menjëhershëm për shëndetin publik”. Substanca nuk është identifikuar ende, por mediat lokale raportojnë se shërbimet emergjente dyshojnë se mund të ketë qenë i përfshirë opium i fuqishëm sintetik. Zyrtarë të kundërterrorizmit thanë se janë të vetëdijshëm për “kërcënimet shtetërore”. “Duhet të kujtojmë: të mërguarit rusë nuk janë të pavdekshëm, ata vdesin dhe mund të ketë tendenca për teori të konspiracionit”, tha Mark Rowley, zyrtar i kundërterrorizmit, për Radio “BBC”-në.

Rusia “e gatshme” të bashkëpunojë në hetime
Rusia tha se nuk ka “asnjë informacion” për rastin e ish-agjentit, por u shpreh e gatshme të bashkëpunojë në hetime. “Po e shohim këtë situatë tragjike, por nuk kemi informacione se çfarë ka çuar tek ajo”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Sëmurja e mundshme e Skripalit nga ekspozimi ose gëlltitja e një substance të paidentifikuar ka sjellë në mendje sëmundjen dhe vdekjen e papritur të ish-zyrtarit të Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, Aleksandr Litvinenko, në Londër, në vitin 2006. Hetuesit britanikë kanë akuzuar Andrei Lugovoin, anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Rusisë, për helmimin e Litvinenkos në një hotel në qendër të Londrës. Ata kanë konstatuar se Litvinenko ka gëlltitur substancën radioaktive polonium 210, derisa ka pirë çaj me Lugovoin dhe bashkëpunëtorin e tij të dyshuar, Dmitry Kovtun.  Moska i ka hedhur poshtë hetimet, duke thënë se ato kanë qenë të motivuara politikisht. Kovtun dhe Lugovoi e kanë mohuar përfshirjen, pavarësisht gjurmëve të poloniumit, që, sipas hetuesve britanikë, ata kanë lënë në Londër. Disa ekspertë të Rusisë në Britani thanë se kanë frikë se Skripal është viktima e fundit e një përpjekjeje për vrasje. Por, Igor Sutyagin, i cili ka qenë pjesë e shkëmbimit të spiunëve, njësoj si Skripal, dhe tani është hulumtues në Institutin Mbretëror të Shërbimeve në Londër, tha për agjencinë “AP” se nuk ka ende prova të mjaftueshme për të drejtuar gishtin kah Moska. “Ka shumë ish-oficerë të sigurisë që kanë dezertuar në Perëndim”, tha ai, duke bërë thirrje për më shumë kujdes derisa të bëhet gjithçka e qartë. “Është e nevojshme që ky informacion të balancohet”, tha Sutyagin.

Exit mobile version