Lajme të mira, fansa të kafes: Keni një arsye më shumë përse duhet ta shijoni kafen e mëngjesit. Pas një analize që iu është bërë 9 studimeve të mëparshme, shkencëtarët kanë zbuluar se personat që konsumojnë 2 filxhanë kafe në ditë janë 44% më pak të rrezikuar që të zhvillojnë cirrozë të mëlçisë. Rreziku vazhdon të ulet me 65% tek njerëzit që konsumojnë 3 dhe 4 filxhanë kafe. Cirroza është një sëmundje e mëlçisë, e zhvilluar pas një dëmtimi të gjatë të këtij organi, që pengon në funksionimin e tij. “Rezultatet e këtij studimi mund të jenë të rëndësishme për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje”, thotë autori kryesor i studimit, dr. O. J., nga Universiteti Kennedy of Southampton në Britani, edhe pse duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore, shpjegon ai për Forbes. “Tani kemi nevojë për teste klinike për të hetuar mbi përfitimet dhe dëmet e kafes, kështu mjekët mund të japin rekomandime specifike për pacientët”. Gjithsesi ekspertët rekomandojnë që mos ta teproni me kafen, pasi mund të zhbëjnë efektet shëndetësore të saj, që shkojnë përtej mëlçisë. Konsumimi i tepërt i kafes është lidhur me problemet me zemrën, imunitetin e dobët, disa lloje kanceri etj. Gjithsesi, nëse doni ta nisni ditën me 1 filxhan kafe, të pini edhe 1, 2 apo 3 gjatë ditës, mund ta bëni. Studime të tjera kanë zbuluar se kafja është burimi kryesor i antioksiduesve në dietën tonë.