Shpëtim Hala, kryetari i FRESSH-it Elbasan, anëtar i Senatit të Universitetit, ishte një nga të ftuarit e Ramës në studion e Top-Channel në Top Show-n e Dudushit. Ky njeri ka një dekadë që qëndron në vit të parë Master për të shërbyer si student i Partisë. Është edhe kushëriri i Mariglen Dishës, drejtori i hipotekës Elbasan.
Në studion e Top Show ishin ftuar freshistë dhe miq të Ramës e Veliajt. Por pavarësisht se kryeministri brenda përbrenda studios ndihej mbase si në një takim të zakonshëm me strukturat rinore të partisë që drejton, jashtë asaj studioje mijëra studentë qëndronin në të ftohtë nëpër rrugët e krryqytetit duke protestuar për kauzat e tyre të drejta, dhe kjo natyrisht e shqetësonte Ramën.
Përgjatë rreth tre orëve ku pjesën më të madhe të saj e rezauroi ai duke folur, kryeministri herë pas here shpërfaqte tensionin dhe makthin e tij të brendshëm përmes gjesteve të pakontrolluara, mimikës së shpërfytyruar dhe fjalëve që stërpërsëriste sikur të ishte duke i thënë për herë të parë.