Kush është i riu që u vra sot në Tiranë (Foto)

Personi që shihni në foto është 28-vjeçari që mbeti i vrarë sot në kryeqytet. Mario Majollari u qëllua me armë zjarri në zonën e Kinostudios. Policia ka dyshime se pista kryesore e vrasjes ngelet hakmarrja.
Kjo pasi babai i tij, Avni Majallari është dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt. Mario Majollari 4
Vrasja është kryer me silenciator pranë një karburanti në Kinostudio. “Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.
Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit. Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes. Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.
Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si u kap babai i të riut që u ekzekutua sot, është dënuar për dy vrasje
Mario Majollari është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Tiranë shumë pranë banesës së tij. Ndonëse nuk ka të dhëna për të kaluarën e tij kriminale, dyshimet e policisë flasin për hakmarrje, pasi babai i tij Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për vrasje të dyfishtë në vitin 2000.
Por Avni Majollari, 48 vjeç u kap pas 14 vitesh në kërkim, më 1 mars të vitit 2014.
Sipas njoftimit të atëhershëm të policisë, thuhej se Majollari, ishte një person i shumëkërkuar, dënuar me burgim të përjetshëm. Arrestimi i tij u bë nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit.
“Kapja e tij u bë sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”, njoftonte policia.
Sipas policisë, ky shtetas në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë-Dajt.
Gjatë momentit të kapjes, shtetasi Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh.

Exit mobile version