Rrëfimi i rrallë i Olsi Ramës për të vëllanë: Ka lindur psiko, më rrihte pa shkak kur isha i vogël

Arben SHAHINI

Një rrëfim i rralë i Olsi Ramës për të vëllanë që sot është Kryeministër i vendit. Dëshmia është bërë publike nga një mik i Olsi Rames me të cilin ka jetur për shumë vite në Miçigan në Shtetet e Bashkuara. Olsi Rama ka jetuar për shumë vite si emigrant atje deri ditën kur Rama u bë Kryeministër dhe mbërriti ne Shqiperi për të mbaruar punët e tij.rrrrrrrrrrr
Reagimi ka ardhur përmes një statusi në Facebook nga Sami Shuaipi, një ish-sportist që ka pasur lidhje shoqërore me Olsi Ramën gjatë kohës që ky i fundit jetonte në Shtetet e Bashkuara. Në një moment sinqeriteti, Olsi Rama i ka rrëfyer mikut të tij se vëllai i tij ka lindur psikopat. Ai i ka kujtuar se si e rrihte kur ishin të vegjël pa pasur asnjë shkak. “Më rrihte pa shkak kur ishim të vegjël. Ka lindur psiko” kujton Shuaipi çfarë i thoshte Olsi në bisedat në Shtetet e Bashkuara.

”E Kam pasur 6 vite ne Micigan Olsi Ramen” vazhdon Shuaipi duke konfirmuar miqesine me vellane e Kryeministrit.
Kjo është një tjetër dëshmi e fortë e dhënë nga një tjetër anëtar i familjes për Edi Ramën. Olsi duket nuk e ka harruar dhe nuk e ka të lehtë ta harrojë dhunën që ka ushtruar ndaj tij Edi. Edi është disa vite më i madh se Olsi dhe marrëdhëniet e tij janë të vështira jo vetëm me njerëzit e tjerë, por edhe me ata që e rrethojnë dhe madje edhe me njerëzit më të afërt të familje. Dëshmi të dhunës në familje të Ramës janë dhënë prej kohësh nga pjestarë të tjerë të familjes së tij. Bashkëshortet e tij kanë dëshmuar shumë herë për dhunën shtazarake që ai ushtronte ndaj tyre. Rastet kanë qenë flagrante dhe janë edhe mjekë të njohur që kanë mjekuar plagët e tyre që konfirmojnë dhunën e ushtruar.
Dhunës së ushtruar prej tij nuk i ka shpëtuar as nëna e tij. Mikesha të Anetës tregojnë se si ajo shkonte në klinikën qëndrore të stomatologjisë në Tiranë me fytyrëm të mbuluar me shall për shkak të plagëve dhe nxirjes që kishte pësuar nga goditjet e njeriut të sëmurë që sot drejton vendin. Janë disa nga ish-mikeshat e Anetës në atë kohë që e kanë konfimuar një fakt të tillë për “RD”, sikurse është fakt i njohur shtrimi i Ramës në spitalin psikiatrik të burgut disa herë përgjatë viteve ’80 dhe në dhomë mbahej i lidhur në krevat për shkak të rrezikut që paraqiste për pacientët e tjerë.

Ndarja me Matilda Makoçin
Rama ka qënë i martuar me aktoren Matilda Makoçi por ishte një martesë që nuk jetoi gjatë për shkak të dhunës që ai ushtronte ndaj bashkëshortes. Cila është çështja shumë e përfolur rreth të vërtetës së madhe mbi ndarjen e çiftit Rama – Makoçi në vitin 1991. Në fakt këtu kemi të bëjmë me viktimën më të njohur të jetës së Edvin Ramës, që për fat të keq qëlloi të ishte aktorja e njohur Matilda Makoçi, shembulli më i prekshëm i pasojës Edvin Rama. Mjafton të shihet profili i saj në gjithë këto vite vuajtje e të dilet në përfundimin se kush njeriu të mëton të bëhet kryeministër i Shqipërisë. Cili ishte shkaku kryesor që i fshihet publikut rreth ndarjes së vërtetë midis Edvin Ramës dhe Matilda Makoçit.
Ndarja e çiftit në fakt ka ndodhur në 12 shkurt 1991. Nga kjo martesë lindi edhe fëmija e tyre i datëlindjes 12 gusht 1990. Por jo më larg se disa muaj më parë, në mars, një e përditshme që njihet si gazeta personale e Edvinit, botonte një “speciale” ku gjoja informonte publikun për “të vërtetën e ndarjes” midis Edvin Ramës dhe Matilda Makoçit. Deri atë çast, kjo histori ishte publikuar nga një e përditshme tjetër në atë kohë në opozitë e sot e afërt me Edvin Ramën dhe partinë e tij. Çfarë kishte ndodhur pra në këtë mes dhe si ishte e vërteta. Në këtë realitet të hidhur, veprimet ishin të gjithëllojshme. Dhe u arrit deri atje sa të mohohej e gjithë ajo që kishte ndodhur dhe çështja e tij me Matilda Makoçin të shpallej vetëm si “çështje divorci” e asgjë tjetër. Sigurisht nuk do guxonim në asnjë rrethanë të merreshim me çështje sikur kjo të ishte “çështje divorci”. Këtu është edhe falsifikimi i fundit që kanë bërë mediat e kontrolluara nga Edvin Rama, duke dashur t’i heqin atij thënien e përdorur në një nga gjyqet e kafshatës kur diskutohej jo për ndarje, por për kafshatën e ushqimit. Kjo fyerje e lëshuar në adresë të aktores tregonte më së mirë cili është Edvin Rama.
Duhet të jesh i duruar e deri në fund i kthjellët të kuptosh atë që ka ndodhur në vitin 1990 nga takimet e Ishull – Lezhës e deri tek shtëpia e “dy kuajve” në afërsi të stadiumit “Dinamo” në Tiranë. Natyrisht një njeri i ndjeshëm si aktorja e njohur, nuk mund të mos vërente deviacionet fiziologjike të bashkëshortit të saj në ato momente. Përkundrejt këtyre deviacioneve, Edvin Rama u mundua të veprojë duke shpifur e duke i nxirë jetën aktores së njohur duke çuar deri në prerjes e karrierës së saj, por duke mos ngelur deri këtu, por duke i nxirë dhe jetën tërësisht.

E vërteta e proceseve gjyqësore
Janë zhvilluar në fakt disa gjyqe midis Edvin Ramës dhe aktores së njohur Matilda Makoçi. Sigurisht nuk përbën material për gazetën të merret me marrëdhëniet private midis tyre dhe as do të merremi me një gjë të tillë. Por kur njeriu që pretendon të aplikojë “solidaritetin social” në vend, është mirë që të njihen shqiptarët që midis tij dhe aktores ka pasur disa gjyqe që mund të konsiderohen si gjyqe të “kafshatës”. Pikërisht kur është diskutuar çështja e detyrimit ushqimor që Edvin Rama duhej të jepte për djalin e tij. E pra pikërisht këtij njeriu i ka munguar “solidariteti social” për djalin e tij. Në gjyqet e zhvilluara objekti i padisë ka qenë mosshlyerja e detyrimeve ushqimore ndaj djalit të vet. Pra njeriu që kërkon të jetë kujdestari i shoqërisë shqiptare me “solidaritetin social” nuk kishte shlyer detyrimet e tij sociale për të cilat u padit në gjykatën e Tiranës. Pra seancat gjyqësore të Edvin Ramës me Matilda Makoçin, nuk janë zhvilluar vetëm në një seancë gjyqësore e ndarjes ku ai nuk ka marrë pjesë pasi ndodhej në Greqi i larguar. Këtu ishte edhe manipulimi i një të përditshme që botoi një intervistë të nënës së Matilda Makoçit, kur në radhë të parë duhej të pyeste këtë të fundit se kush është Edi Rama.
Gjyqi i 1995
Në fakt e përditshmja që botoi në shtator 2000 gjyqin e kafshatës dhe fjalët e rënda të Edvin Ramës, mund të ishte prononcuar sot për këtë çështje. Por sigurisht tani nuk mundet më pasi është në krah të Edvnit. Gjyqi i publikuar nga e përditshmja që sot mban anën e Edvin Ramës, nuk ishte i falsifikuar por ishte i vitit 1995 krejt ndryshe nga ç’mëtoi në mars të këtij viti, ish-vjehrra e Edvin Ramës. Ky gjyq ishte i vitit 1995, pra jo i ndarjes, por i kërkesës për dhënies së të drejtës së ushqimit, djalit të vogël që jetonte vetëm me të ëmën.

Exit mobile version