Një shqiptar është kapur me dy kilogramë kokainë që i kishte fshehur brenda kutisë së drithërave.
Efektivët e Guardia di Finanza në Pescara ndaluan për kontroll një person që po vinte rrotull në këmbë në qendrën e qytetit. Pas verifikimeve rezultoi se ai ishte një shqiptar me iniciale G. E., 30 vjeç.
Në çantën e shpinës, shqiptari kishte një kuti kartoni të një firme ushqimore, por me një peshë jo normale për përmbajtjen që duhej të kishte.
Kjo ka ngjallur dyshime dhe pas hapjes së ambalazhimi dukej se ishte i modifikuar.
Gjatë kontrollit në kuti, u panë katër ‘bukë’ heroine, të ambalazhuara më së miri me celofan të ngjitur me nxehje.
Pesha e heroinës ishte pak më tepër se dy kile.
Në treg, sasia e drogës do të kishte një vlerë rreth 160 mijë euro.
Tashmë shqiptari është në qeli, në pritje të gjykimit, pasi i është komunikuar masa e arrestit me burg.