Aktori i njohur Gent Zenelaj ka pasur sot një thirrje urgjente për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ai ka fotografuar një “skenë krimi”, presh që shitet në rrugë. Zenelaj ka ftuar kreun e bashkisë që të çojë disa policë atje.
“Lali ERI… Një skenë krimi… te zona e 11 Janarit… me thanë që krimineli ndihmohet nga banorët përreth që të fshihet…por unë mendoj që po të mobilizosh forcat bashkiake që paguhen me taksat tona dhe ti bësh një krehje të mirë zonës them qe krimineli mund të kapet… por mos harro me të rëndësishmen… 3 policë bashkiakë duhet të shkojnë patjetër në vendngjarje… sepse 2 shkruajnē gjobēn dhe i treti bën foto me celular skenës së krimit”, shkruan Zenelaj.
Pak ditë më parë policia bashkiake dhunoi barbarisht një shitës ambulant. Neki Bajraktari kishte dalë për të shitur me një kuti me paketa cigaresh, për të siguruar ushqimin për dy fëmijët e tij. Bajraktari ka zgjedhur shitjen e cigareve, për të jetuar një jetë me nder dhe larg telasheve që sjellin droga, krimi e prostitucioni, por as këtë herë nuk i shpëtoi policisë. Nekiu refuzoi të dorëzonte arkën me paketa dhe u rrah e dhunua në mënyrë barbare.