Kush ishte pronari i ”Audit Q7″ që iu vu zjarri, zbulohen konfliktet e mëparshme

Një mjet “Audi Q-7” me targë TR 6464 M është djegur pas mesnatës në lagjen Çlirimi në Elbasan.
Mjeti që ishte në pronësi të një 46-vjeçari është djegur në mënyrë të qëllimshme. Pronari i mjetit është identifikuar si Agron Balukaj, i cili merrej me tregtimin e materialeve elektrike.
Paraprakisht dyshihet se ky person ka pasur konflikte të mëparshme.
Dyshohet që para disa vitesh e kanë akuzuar për grabitjen e një argjendarie por policia asaj kohe e liroi për mungesë pronash.
Në lidhje me djegien e mjetit Policia njofton se: Më datë 26.04.2018, rreth orës 01:30, në lagjen Çlirim, Elbasan ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti i parkuar tip “Audi Q-7” me targë TR 6464 M, në pronësi të shtetasit A.B, 46 vjeç, banues në lagjen Çlirimi. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm. Materialet do ti kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Exit mobile version