Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë?

Tenderët, koncesionet dhe punonjësit e babëzitur vijojnë të gërryejnë buxhetin e shtetit. Ndonëse kryeministri del dhe mburret se në vitin 2030 do të jemi në BE, në fakt korrupsioni e ka mbërthyer këtë shtet nga koka te këmbët.

Dhe dy institucionet e vetme që nuk po druhen përballë asnjë presioni janë Prokuroria e Posaçme dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. SPAK merret me individët, ndërsa KLSH merret me procesin në tërësi. Edhe pse mazhoranca ka ushtruar një presion të jashtëzakonshëm ndaj kreut të KLSH, në fakt sipas të dhënave më të fundit, ai nuk është ndikuar fare.

KLSH ka publikuar të dhënat e dëmit financiar për periudhën janar-gusht dhe sipas raportit, janë dhënë 413 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 7.014.338.000 lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 209.040.000 lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 6.252.967.000 lekë dhe 552.331.000 lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor.

Vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar 92% në fushën e shpenzimeve dhe 8% në fushën e të ardhurave. Në fushën e shpenzimeve, peshën më të madhe e zënë shkeljet e konstatuara përgjatë zbatimit të punimeve në vlerën 170,679 mijë lekë ( likuidime për punime të pakryera, mos llogaritjeve të kostove përfundimtare të shërbimit të projektimit, punime jo në përputhje me specifikimet teknike, etj); Ndërsa në fushën e të ardhurave, peshën më të madhe e zënë shkeljet që lidhen me mos arkëtimin e tatimeve dhe taksave në qeverisjen lokale në shumën prej 16,935 mijë lekë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë periudhës janar – gusht 2024, ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 6,252,137 mijë lekë nga të cilat:

3,265,587 mijë lekë në fushën e të ardhurave (ose rreth 53% e totalit) kryesisht ne te ardhurat e qeverisjes lokale për çështje që lidhen me detyrime për taksat dhe tarifat vendore, mos tarifimit/përllogaritjes së gabuar/mos aplikim të kamat vonesave për përdorimin e pronave të bashkisë nga subjektet private; detyrimeve të pashlyera për subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtimit të lëndëve djegëse me pakicë etj; dhe

2,986,549 mijë lekë në fushën e shpenzimeve (ose rreth 48% e totalit), si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor.

Në raport KLSH, ka bërë një listë me të gjitha institucionet e kapura me shkelje. Më poshtë mund të shihni se kush vjedh më shumë.

Exit mobile version