Përdhunuesi i Kavajës rrëzohet në Kushtetuese

Ervis Roshi, gjate ceremonise se 24 vjetorit te themelimit te Partise Socialiste te Shqiperise, organizuar ne ambientet e Teatrit Kombetar. /r/n/r/nErvis Roshi during the 24th anniversary ceremony of the founding of the Socialist Party of Albania, organized in the premises of the National Theatre.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi për të shpallur të pavlefshëm vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të tij në drejtimin e Bashkisë Kavajë, si dhe të vendimit pasues të qeverisë për shkarkimin nga detyra. Pas aktit të djeshëm të gjykatës pritet që presidenti Bujar Nishani të shpallë datën e zgjedhjeve të reja për kryetarin e Bashkisë së Kavajës. Heqja e mandatit për Rroshin, në fund të dhjetorit të kaluar, u bë në bazë të ligjit të dekriminalizimit, pas të dhënave të grumbulluara nga Prokuroria e Përgjithshme sipas të cilave ish-kryebashkiaku kishte fshehur disa të dhëna për të kaluarën e tij. Ai rezulton të ketë qenë “i dënuar për veprën penale të përdhunimit në grup”, në vitin 1995 në Itali. Po ashtu, sipas të dhënave, nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër. Në prill 1993, rezulton se Rroshi “ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë. Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish”. Sipas Prokurorisë, rezulton edhe që në vitin 2015 të ketë qenë nën hetim, me një nga emrat e ndryshëm që ka përdorur dhe nga Agjencia amerikane e Luftës kundër Drogës, DEA, e cila “në vitin 2015, ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash”. Rroshi ishte vënë prej kohësh në shënjestër të akuzave për të kaluarën e tij. Në maj të vitit të kaluar ai dha dorëheqjen pasi u bë publik vendimi i dënimit të tij për “përdhunim në grup”. Kryeministri Edi Rama e kishte mbështetur publikisht atë ndaj lumit të akuzave.

Si mashtroi Rama me shkarkimin e Rroshit

KQZ ia hoqi mandatin Rroshit si subjekt i dekriminalizimit duke vënë në dijeni kryeministrin, i cili nga ana e tij ndërmori një veprim për të shkarkuar Rroshin, sipas nenit 115 të Kushtetutës. Por veprimi i Ramës ishte antikushtetues. Ankimimi i Elvis Rroshit në Kushtetuese duhet të refuzohej. Rama praktikisht  kishte shkelur Kushtetutën për ta lënë Roshin ende në detyrë. Ai mori një vendim për shkarkim mbi bazën e nenit 115 te Kushtetutës i cili është për shkelje të rëndë atë të kryetarit të bashkisë, ndërkohë që Elvis Rroshi ka humbur mandatin ditën kur KQZ e mori vendimin. Rama rezistoi që ta hiqte Rroshin nga kryebashkiak duke përdorur një manovër, çka i linte hapësirë Rroshit për të vijuar detyrën e tij si kryebashkiak. Por Rama firmosi vendim antikushtetues sikur gjoja e shkarkoi për shkelje të ligjit. Rroshi e humbi mandatin për shkak të nenit 179/1 të Kushtetutës që thotë se kush ka qenë i dënuar për krim humbet mandatin menjëherë. Shkarkimi prej Ramës sipas nenit 115, sikur Rroshi kishte kryer shkelje të rëndë të ligjit, kishte për qëllim që t’i shtynte Rroshit kohën në detyrë derisa të merrte vendim Gjykata Kushtetuese.

Rroshi i dënuar në Itali për përdhunim e trafik droge

Elvis Rroshi ka qenë i dënuar në disa shtete si në Itali për përdhunim në grup dhe trafik droge, në Zvicër për trafik droge dhe në Gjermani për trafik droge. Prokuroria i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit të Elvis Rroshit pas përgjigjes së mbërritur nga autoritetet italiane, të cilat bëjnë të ditur se (Ervin ose Elvis Rroshi) ka qenë i dënuar për veprën penale të “përdhunimit në grup” në vitin 1992. Sipas dokumentacionit të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë dhe Çertifikatës Gjyqësore mësohet se, vendimi ndaj Elvis Rroshit, asokohe me emrin Ervin Rroshi, është dhënë më datë 13 nëntor të vitit 1992, nga Gjykata e Minorenëve të Campobassos së Italisë.
Rroshi është dënuar për veprën penale të përdhunimit, ose siç njihet në Kodin Penal italian, “violenza carnale”, neni 519. Në Kodin Penal italian, neni 519, thotë se: “Kushdo që me dhunë ose kërcënim detyron dikë tjetër të kryejë marrëdhënie seksuale, është i dënuar me burgim nga 3 deri në 10 vjet”.
Kësaj vepre penale i është shtuar dhe kryerja e veprës penale në bashkëpunim, çka sipas vendimit të gjykatës, i lëshuar më datë 13 nëntor të vitit 1992, Elvis Rroshi është dënuar me një vit e katër muaj burgim. Asokohe, Elvis Rroshi ka qenë rreth moshës 17 vjeç, ndaj vendimi është dhënë nga Gjykata e Minorenëve të Campobassos së Italisë. Për këtë vendim, sipas dokumentit të ardhur nga autoritetet italiane, rezulton se është kërkuar rrëzimi në Apel, por Gjykata e Apelit për Minorenët në Campobasso ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, të datës 28.02.1995.
Sipas Prokurorisë, Roshi nuk ka deklaruar një dënim të vitit 1995 në Itali, një dëbim nga Zvicra në vitin 1993, pasi është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe një dëbim të dytë nga Zvicra në vitin 1997. Sipas Prokurorisë, ai ka fshehur gjithashtu faktin se ka përdorur pesë emra të ndryshëm në lëvizjet e tij në Europë. Në maj të vitit 2016, Rroshi deklaroi publikisht dorëheqjen, që nuk u zyrtarizua asnjëherë. Pas arrestimit me akuzën e “falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, gjykata vendosi hetimin e tij në gjendje të lirë. Rroshi u rikthye në krye të bashkisë pas shuarjes së masës së arrestit.
Më 31 maj 2016, Elvis Rroshi dha dorëheqjen si kryetari i Bashkisë së Kavajës, duke pranuar se ka qenë dënuar në Itali pa dijeninë e tij në një kamp refugjatësh. Rroshi tha se nuk ka bërë ndonjë ditë burg për këtë gjë, edhe pse dënimi ndaj tij është dhënë nga një gjykatë minorenësh, pasi ishte 17 vjeç. Pas tre ditësh, Rroshi u tërhoq nga dorëheqja, duke deklaruar se do të vijonte të ishte kryetar bashkie. Më 30 dhjetor 2016, Rroshi u shkarkua nga detyra me vendim qeverie, por me mbështetjen e Ramës, ai vazhdoi të kryejë funksionet e kryebashkiakut.

Exit mobile version