Lajçak: BE jo serioze me qëndrimin ndaj Ballkanit, Shqipëria në krizë

Bashkimi Evropian është duke u bërë bashkëbisedues, gjithnjë e më pak serioz në çështjet e zgjerimit, e ka lënë Ballkanin Perëndimor, ndërsa pasojat janë që sot dy vende atje janë para shpërbërjes, ndërsa tri janë në krizë të thellë, tha dje në Bruksel, ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, transmetoi agjencia kroate “Hina”.
“BE-ja është duke u bërë bashkëbiseduese gjithnjë e më pak serioz kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne u larguam nga Ballkani Perëndimor me fjalë dhe me vepër, dhe tani shohim pasojat – kemi dy vende që janë gati afër shpërbërjes, dhe tre vende që janë në një krizë të thellë politike. Dhe arsyeja është se BE-ja nuk ka arritur që të përmbushë rolin e saj udhëheqës si një palë në dialog, e cila duhet të ofrojë perspektivën për ato vende”, tha Lajçak.
Lajçak e ka thënë këtë para takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme në Bruksel, të cilët në rend të ditës kanë diskutimin edhe për situatën në vendet e Evropës Juglindore.
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, do të raportojë para ministrave rreth vizitës së saj të javës së kaluar në Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj se, Përfaqësuesja e Lartë u kthye e frustruar nga vizita në Ballkan, tha Lajçak.

Exit mobile version