Banorët e Unazës së Re vijuan edhe sot protestën e tyre kundër projektit të “Unazës së Re” i cili parashikon të shemb disa nga banesat dhe bizneset e tyre. Ata deklaruan se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në ditën kur do të anullohet projekti që sipas tyre është korruptiv.
Banorët i bënë thirrje Arta Markut që të zgjohet nga gjumi dhe të hetojë aferat e Erion Veliajt.
Ata thërrasin: “Jug-Veri jemi nji”, “Anullo projektin”, “E duam Bashkinë pa Erion Veliajn”.
Protestuesit i kërkuan Erion Veliajt që të dalë në konferencë për shtyp dhe të kërkojë takim me ta.
Në mbështetje të protestës së banorëve janë edhe disa deputet të Partisë Demokratike.
E vetmja mënyrë për të zhbllokuar rrugën është anullimi i projektit, thonë banorët.
Njëri prej tyre u shpreh: “Lavazhi që kërkon t’i bëjë Ermal Mamaqi kryeministrit nuk do mund të arrijë të fshijë llumin e korrupsionit të tij. Sot shikoni Barcelonën dhe bojkotojeni këtë emision”.
Ai njoftoi se do të marrin pjesë çdo ditë në protestat e studentëve duke filluar që nga e hëna.
Në ditën e 63 të protestës, banorëvejanë sërish kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre.
Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Për shkak të protestës, u bllokua trafiku në të dyja krahët e rrugës.
I pranishëm në protestë ishte dhe deputeti demokrat Klevis Balliu, duke mbështetur banorët.
Ai ka bërë apel për bashkim me studentët, që kanë lajmëruar se të hënën rinisin protestat.
“Edi Rama është e keqja, shporreni të keqen”, tha Balliu, i cili gjithashtu i bëri thirrje edhe kryeprokurores Arta Markut për zbardhjen e aferës së tenderit të një loti të rrugës.